• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Albania Rafting: Si e shpëtuam turisten holandeze

10/05/2023
Albania Rafting: Si e shpëtuam turisten holandeze

Një skuadër e Albania Rafting ka shpëtuar një turiste holanndeze që është gjetur në kanionet e Osumit në gjendje të rëndë për jetën. Ndërkaq, bashkëshorti i saj ka humbur, dhe së bashku me trupat e RENEA po kërkojnë bashkëshortin e gruas së shpëtuar. Këtë e bën të ditur Zamo Spathara, president Albanian Rafting group, me anë të një deklarate të posaçme për shtyp.

Deklarata e plotë

Të hënën më 8 maj 2023, ndërsa skuadra e Albania Rafting Group ishte në kanionet e Osumit me një grup turistësh, pa trupin e një njeriu pa ndjenja. Bëhej fjalë për shtetasen holandeze Helma Schurmmans, e cila ishte në hipotermi. Zonja u gjet vetëm me rrobat e trupit, pa jelek shpëtimi, pa skafandër, pa kostum dhe xhup termik, të cilat janë pajisjet e domosdoshme për të praktikuar rafting, kayaking dhe eksplorim kanioni në siguri.

Shtetases holandeze iu dha ndihma e parë brenda në kanion nga guidat e Albania Rafting Group dhe më pas u transportua në spitalin e Çorovodes ku mori ndihmën mjekësore dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Fatkeqësisht rezulton ende i humbur bashkëshorti i saj, shtetasi holandez Jules Schurmmans. Skuadra e Albania Rafting Group po bashkëpunon me Forcat Speciale RENEA dhe Policinë e Shtetit për ta gjetur atë.

Federata Shqiptare e Rafting shpreh shqetësimin e saj për ngjarjen dhe bën thirrje që të gjithë personat, vendas apo të huaj, të cilët bëjnë aktivitete sportive dhe aventure si rafting, kayaking dhe eksplorim kanionesh, t’i referohen guidave profesioniste të licencuara dhe të trajnuara nga Federata Shqiptare e Rafting për t’u pajisur me të gjitha informacionet dhe pajisjet e nevojshme për të hyrë në kanion në siguri të plotë.

Federata kërkon bashkëpunimin e të gjitha institucioneve qendrore dhe vendore, si dhe në mënyrë të veçantë, të të gjitha agjencive dhe operatorëve turistikë, të mediave televizive dhe të shkruara që të informohen turistët e huaj për rrezikshmërinë e hyrjes në kanion pa informacionin dhe pajisjet përkatëse. Përveç kësaj i bën thirrje institucioneve përgjegjëse në nivel qendror dhe vendor që të gjitha destinacionet turistike natyrore dhe të sportit të aventurës të pajisjen me tabela informuese për nivelin e vështirësisë dhe pajisjet e nevojshme profesionale që kërkon eksplorimi apo aventura në zona të caktuara. Është e domosdoshme që të gjithë turistët të jenë të shoqëruar nga guida të trajnuara nga federata dhe institucionet e posaçme dhe me eksperiencë. Rafting, kanyoning dhe river hiking janë disiplina shumë të bukura por shumë komplekse dhe të rrezikshme nëse guidat nuk janë të trajnuara dhe të kenë eksperiencën e duhur. Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithëve për ta bërë rafting si sport dhe aktivitet turistik sa më të sigurt.

Zamo Spathara

President

Federata Shqiptare e Rafting

Related Posts

“Kathimerini” shfrenon fantazinë: Të kandidojë djali i Fredi Belerit, për Bashkinë e Himarës. Rama po e mbron Shqipërinë nga islamizimi
Lajme

Ndryshe nga Rama, Mitsotakis nuk i bashkohet Bordit të Paqes së Trump

12/02/2026
Vdekja e biznesmenit italian në Shqipëri, reagon klinika: Operacioni për stomakun u realizua nga një ekip i specializuar
Lajme

Vdekja e biznesmenit italian në Shqipëri, reagon klinika: Operacioni për stomakun u realizua nga një ekip i specializuar

12/02/2026
Pamje të rënda/ 22 lopë dhe viça të djegur pasi zjarri përfshiu stallën (VIDEO)
Kryesore

Pamje të rënda/ 22 lopë dhe viça të djegur pasi zjarri përfshiu stallën (VIDEO)

12/02/2026
Kadastra digjitale, tashmë edhe vendimet e legalizimit mbërrijnë në e-Albania
Lajme

Kadastra digjitale, tashmë edhe vendimet e legalizimit mbërrijnë në e-Albania

12/02/2026
Biznesmeni italian vdes në Shqipëri: Mungojnë organet, trupi u mbush me lesh
Kryesore

Biznesmeni italian vdes në Shqipëri: Mungojnë organet, trupi u mbush me lesh

12/02/2026
Deputetja e PS pyet Berishën: Nuk u lodhe duke djegur Shqipërinë për prapanicën tënde?
Kryesore

Deputetja e PS pyet Berishën: Nuk u lodhe duke djegur Shqipërinë për prapanicën tënde?

12/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Kam me i thy kokën Mateos…”/ Biseda e Gimbo me Selin: Të dua…

“Kam me i thy kokën Mateos…”/ Biseda e Gimbo me Selin: Të dua…

12/02/2026
Djaloshi shqiptar ndërroi jetë në aksident, do organizohet turneu i dytë memorial “Lorenzo Çela”

Djaloshi shqiptar ndërroi jetë në aksident, do organizohet turneu i dytë memorial “Lorenzo Çela”

12/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al