• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

AKU Gjirokastër është palë me bizneset që na helmojnë me produkte të skaduara

20/08/2018
AKU Gjirokastër është palë me bizneset që na helmojnë me produkte të skaduara

AKU Gjirokastër nuk e humbi as rastin e sotëm për të treguar që është një insitucion i cili vepron me standarde të dyfishta dhe gati kriminale. Natyrisht që kjo bëhet në koordinim me AKU-në qëndrore. Në media u shpërnda një njoftim për bllokimin e një baxhoje që nuk plotësonte kushtet higjeno-sanitare. U bënë publike fotot, emri i pronarit Edmond Zyba, si dhe gjoba prej 3 milionë lekë të vjetra.

Më 9 gusht në Kakavijë, AKU Gjirokastër bllokoi 27 tonë miell, i cili dyshohej si produkt jo i sigurt pasi mungonte çertifikata e origjinës së produktit. Në njoftimin e AKU nuk përmendej fare emri i kompanisë apo tregtarit që importonte këtë sasi të madhe mielli. Kështu është vepruar edhe në raste të tjera të bllokimit të tonelatave me mish pule të infektuar me salmonelë. Pra, jemi në kushtet kur AKU vepron ndryshe me tregtarët e vegjël dhe ndryshe me të mëdhenjtë.

Të humburit janë natyrisht konsumatorët. Ne nuk e dimë se cila kompani apo cili tregtar fut në Shqipëri miell të skaduar apo mish pule të kontaminuar. Ne mund të vazhdojmë të blejmë prej tyre, pa e ditur  se ata janë subjekte që sjellin në Shqipëri produkte të dyshimta. Ndërkohë nga ana tjetër, kur është fjala për ndonjë tregtar të vogël si Edmond Zyba që u ndalua sot, ndonjë kasap që kapet me thertore të improvizuar apo shitësit ambulantë, AKU bën publik emrat e tyre.

Ajo që kërkon publiku në këtë rast është përdorimi i të njëjtave standarde, si në rastin e të vegjëlve ashtu edhe kur është fjala për të mëdhenjtë. Nuk është qëllimi të linçojmë këto subjekte, por të dimë që të mos konsumojmë produktet e tyre. AKU nuk mund të vazhdojë të jetë palë me këto biznese kriminale, që po na vrasin përmes ushqimeve të dyshimta. Deri më tani AKU, përfshi këtu edhe AKU Gjirokastër, na kanë treguar se janë bashkë me bizneset që helmojnë shqiptarët nëpërmjet produkteve të skaduara.

© ArgjiroLajm.net 

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Kryesore

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025
Kryesore

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
Rama: SPAK mos të bëjë gabim të kërkojë telefonin tim!
Kryesore

Bela bën “tërmet” në Fier, PS forcon mandatin e 12-të

12/05/2025
Tv grek: Rama drejt mandatin të katërt si kryeministër i Shqipërisë
Lajme

Tv grek: Rama drejt mandatin të katërt si kryeministër i Shqipërisë

12/05/2025
“Zhdukja” e Gaz Bardhit, analisti pyet zëdhënësin e PD: E kanë marrë peng?
Lajme

“Zhdukja” e Gaz Bardhit, analisti pyet zëdhënësin e PD: E kanë marrë peng?

12/05/2025
Përfundon numërimi në Finiq, fitore e pastër e PS
Lajme

Përfundon numërimi në Finiq, fitore e pastër e PS

12/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al