Aktori Neritan Licaj ka hedhur akuza të rënda kundrejt kryeministrit Edi Rama pas takimit të një përfaqësie të Aleancës për Tetarin me kryetaren e LSI Monika Kryemadhi.
Licaj thotë se po shfrytëzohet kjo kohë pandemie për të prishur Teatrin dhe për të futur para “në xhep”.
Më tej ai shtoi në formë metaforike se Rama edhe kur të vdesi “do të ngrejë dorën nga arkivoli dhe do të na marrë lekë”.
“Aty kanë ardhur shumë të majtë të mirë që nuk duan që teatri të shembet se është trashëgimni kulturure… Aty do të jem, kot e kanë përveçse do ndezin zjarr në oazet e shtëpive të tyre… Nuk dëgjojnë vullnetin e popullit, fitilin, dinamitin po ia vënë ata ne po e mbrojmë. Në kohë pandemie ai do të prishë teatrin, sigurisht që po e shfrytëzojnë këtë kohë.
A po thoshte ky të gjithë bashkë se në kohë armiku duhet të jeni të gjithë bashkë… armikun e padukshëm ku e ka. Këta këtej thonë një gjë e këtej bëjnë një gjë tjetër.
Njerëzit skanë bukë me hongër, janë në pikë të hallit ky e ka mendjen të prishë teatrin dhe të marrë ndonjë lekë për vetë. Rama edhe kur të vdesi, larg qoftë se nuk ia uroj, do të ngrejë dorën nga arkivoli dhe do të na marrë lekë”, tha Licaj.