Bashkimi Europian ka dënuar sot vrasjen e kreut të programit bërthamor të Iranit, Mohsen Fakhrizadeh, duke e quajtur “akt kriminal. Zëdhënësi i çeshtjeve të jashtme të BE, Peter Stano tha se vrasja e shkencëtarit iranian pranë kryeqytetit Teheran, shkel parimet e të drejtave të njeriut.
“Ky është një akt kriminal që shkel parimet e respektit për të drejtat e njeriut, çka BE përfaqëson,” tha zëdhënësi në një deklaratë.
Sekretari i përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres theksoi rëndësinë e përmbajtjes përballe përshkallëzimeve rajonale pas vrasjes së shkencëtarit të lartë iranian.