Një turist gjerman ka rënë në humnerën e fshatit Salari të Tepelenës. Mesohet se turisti po bënte një tur në Shqipëri me motoçikletë dhe teksa përpiqej të ngjiste një majë mali ka rënë në humnerë. Ai ka marrë plagë të rënda në këmbë dhe është dërguar në spitalin e Gjirokastrës. Menjëherë në vendngjarje mbërriti ambulanca dhe Policia për t’i ardhur në ndihmë turistit.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Në datën 08.09.2021, rreth orës 12:45, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në vendin e quajtur “Përroi i Salarisë”, në fshatin Salari, Tepelenë, shtetasi i huaj O. L., 57 vjeç, banues në Gjermani, duke drejtuar motorçikletën ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga, për pasojë është dëmtuar në këmbë dhe po transportohet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit.