64-vjeçari Pashun Memishaj është aksidentuar sot në Gjirokastër, në një kanal të ujërave të bardha.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “18 Shtatori” pranë gjimnazit “Siri Shapllo” ku prej kohësh është hapur një kantier ndërtimi për sistemimin e zonës.
Mësohet se Memishaj tentoi të kalonte kanalin për të shkuar në dyqanin e vëllait, por ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar nga një lartësi rreth 3 metra. I plagosur ai është dërgur në spitalin e Gjirokastrës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Memeshiaj ka marrë plagë në pjesë të ndryshme të trupit.
Në punimet që po kryen Bashkia Gjirokastër për disiplinimin e kanalit të ujërave të bardha në këtë zonë, vihet re mungesa e kushteve të sigurisë teknike në punë.