Dy mësues kanë humbur jetën në mënyrë tragjike, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur në Memaliaj, si pasojë e një aksidenti.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në aksin Memaliaj-Krahes, në vendin e quajtur Mogila.
Sipas informacioneve mësohet viktimat jepnin mësim në fshatin Krahes dhe ishin duke u kthyer nga mësimi.
Viktimat janë identifikuar si Leonard Sako dhe Orinda Hoxha. Ndërkohë Petrit Zaçe, po mësues, është plagosur.
Policia thotë se makina “Benz” me të cilin ata po udhëtonin ka dalë nga rruga duke u permbysur, ashtu siç mund të shihet nga foto e siguruar nga Argjirolajm.net
Në vendin e ngjarjes ka shkuar ambulanca, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e aksidentit.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit që i mori jetën dy personave.