Policia e Gjirokastrës ka arrestuar shkaktarin e aksidentit të mbrëmshëm në “Urën e Kardhiqit”, shtetasin Leonard Matushaj, 33 vjeç, banues në Tepelenë.
Në aksin rrugor nacional Gjirokastër -Tepelenë, në vëndin e quajtur “Mulliri i Babait”, duke drejtuar mjetin tip “Skoda-Rapido”, me targa AA 591 KS, ky shtetas ka aksidentuar shtetasin A.Ç, 46 vjeç, banues në fshatin Humelicë, Gjirokastër, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.