Një aksident automobilistik u regjistrua pasditen e djeshme në Gjirokastër pranë fshatit Lazarat. Një fuoristradë tip “Suzuki” ka doli nga rruga duke u përmbysur. Për fat të mirë nuk pati viktima. Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende, por dyshohet se shoferi humbi kontrollin për shkak të shpejtësisë tej normave.