Një 25 vjeçar ka gjetur vdekjen në një aksident rrugor. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme kur i riu, ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte, duke u përplasur me murin anësor të rrugë. I riu humbi jetën teksa po transportohej për në spital. Në mjet ndodheshin edhe dy persona të tjerë.
Njoftimi:
Rreth orës 16:00, në aksin rrugorë pranë fshatit Fushë Dukat, shtetasi R. Sh., 25 vjeç, banues në Korçë duke drejtuar automjetin tip Seat shoqëruar me dy pasagjerë të tjerë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin anësor të rrugës. Si pasojë e përplasjes drejtuesi 25 vjeçar ka marrë dëmtime të rënda dhe është transportuar në Spitalin e Vlorës, ku më pas ka ndërruar jetë. Dy pasagjerët e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.