Një aksident është regjistruar në Sarandë mesditen e sotme. Një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me një pemë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të rrugës nr.4 të qytetit, pranë një kryqëzimi. Nga përplasja kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer. Të dy janë dërguar në spitalin rajonal të Sarandës për të marrë mjekim mjekësor. Mësohet se ka edhe mjete të tjera të dëmtuara, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e saj.