Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, pranë vendit të quajtur Shkalla e Zezë. Një kamioni i është shkëputur pjesa e trailerit nga kabina e shoferit. Për fat nuk ka të lënduar nga aksidenti. Kamioni ishte i ngarkuar me mallra të ndryshme. Dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë ndonjë manovër e shoferit ose shpejtësia me të cilën po lëvizte. Sidoqoftë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
©argjiroja.net