Një automjet ka dalë nga rruga në autostradën “Fier-Vlorë” duke përfunduar në kanal. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kripores në fshatin Cerkovinë. Nga aksidenti është lënduar rëndë një grua, e cila ishte pasagjere në makinë. Ajo është dërguar me urgjencë në spital dhe po merr ndihmë mjekësore. Akoma nuk bëhen të ditur identitetet e personave të përfshirë në aksident.