Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Gjirokastër-Sarandë, në Qafën e Muzinës. ArgjiroLajm.net mëson se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz. Siç shihet në videon më poshtë, një prej makinave, me targa ‘Gjirokastra’, ka përfunduar pjesërisht jashtë rrugës. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit. Ky aks është shumë i ngarkuar sidomos gjatë fundjavës për shkak të pushuesve që shkojnë drejt Sarandës.
© ArgjiroLajm.net