Një aksident ka ndodhur në rrugën Levan-Tepelenë. Policia thotë se shtetasi J. P., vjeç 24, banues në fshatin Ukth, Pukë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka dalë nga rruga. Për pasojë, është aksidentuar pasagjerja B. N., 26 vjeçe, banuese në Sarandë. Por fatmirësisht ajo është jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave dhe humbja e kontrollit të mjetit nga ana e 24-vjeçarit.
© ArgjiroLajm.net