Një 73-vjeçar ka humbur jetën pranë fshatit Cakran në Fier, pasi u përplas nga një makinë. Sipas informacioneve zyrtare, në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit” shtetasi F. M., 49 vjeç, banues në Kosovë, duke drejtuar automjetin tip “Jeep”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin H. R., 75 vjeç, banues në Cakran, Fier. U shoqërua në Komisariat drejtuesi i mjetit dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.