Një automjet me targa shqiptare është aksidentuar pasditen e sotme vetëm pak kilometra nga kufiri shqiptar në Qafë Botë. Aksidenti ka ndodhur në Dushk të Igumenicës, kur automjeti, ku udhëtonin 3 persona, është përplasur me murin prej blloqesh betoni. Fatmirësisht nga aksidenti përveç dëmeve materiale që kanë qenë të shumta, nuk ka patur të lënduar.