Nje aksident ka ndodhur paraditen e sotme prane Viroit ne Gjirokaster. Nga perplasja e nje motori me nje makine, ka mbetur i plagosur nje i ri nga Tirana. Me poshte njoftimi i plote i policise per ngjarjen dhe nje video e siguruar nga Argjirolajm.net
Rreth orës 10:45, në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në afërsi të vendit të quajtur “Virua”, motomjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin A. Ll., 32 vjeç, banues në Tiranë, është përplasur me automjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin B. R., 50 vjeç, banues në fshatin Picar, Gjirokastër. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili është transportuar për në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.