Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjirokastër në rrugën nacionale pranë varrezave të dëshmorëve. Nga të dhënat e para mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, vetëm dëme materiale. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e këtij aksidenti.
©argjiroja.net