Një aksident rrugor ka ndodhur sot pranë fshatit Grapsh në Dropull. Policia njofton se janë plagosur dy persona nga Libohova, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Më poshtë njoftimi i plotë për ngjarjen.
Njoftohemi se në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, në afërsi të fshatit Grapsh, mjeti tip “Benz”, me targa GJ 0236 B ka dal nga rruga.
Për pasojë janë dëmtuar shtetasit J.P, 33 vjeç dhe R.K, 37 vjeç, banues në Libohovë, të cilët u transportuan për në spitalin Rajonal Gjirokastër dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.