Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Vlorë-Levan. Mësohet se një makinë është përplasur me trafikndarësen dhe ka përplasur një fëmijë, duke i shkaktuar disa fraktura. I mituri po transportohet në spitalin e Vlorës. Ndërsa bëhet e ditur se pasagjerët e makinës janë lënduar lehtë.