Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident masiv në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet. Mësohet se janë përplasur disa makina dhe një motor dhe si pasojë një shofere ndodhet në gjendje të rëndë. Shoferja është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës. Ndërkohë i plagosur ka ngelur edhe një person tjetër, por është jashtë rrezikut për jetën. Siç shihet në foton që sjell Argjirolajm.net, në aksident janë përfshirë të paktën tre makina si edhe një motor. Në tentativë për të shmangur përplasjen, njëra nga makinat është futur në një biznes aty pranë. Policia ndodhet në vendngjarje.