Mbrëmjen e sotme rreth orës 21:15, në fshatin Daullas të Fierit, drejtuesi i automjetit tip “Audi” K. E., 19 vjeç ka aksidentuar shtetasin T. Gj., 46 vjeç, i cili ishte duke lëvizur më këmbë. Këmbësori 46-vjeçar ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 21:15, në fshatin Daullas, shtetasi K. E., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka aksidentuar shtetasin T. Gj., 46 vjeç, banues në Daullas, Fier, i cili ishte duke lëvizur në këmbë. 46-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Eshtë shoqëruar drejtuesi i mjetit në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet proceduriale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.