Rëndohet bilanci, humb jeten një grua shtatzënë në aksidentin në Levan – Fier. Është rënduar bilanci i aksidentit në Levan – Fier. Ka humbur jeten një grua shtatzënë dhe janë plagosur disa përsona të tjera. Gruaja që ka humbur jeten në aksident është M.T. moshës 27 vjeçe dhe shtatëznë në muajin e 7. Në këtë aksident dyshohet të jenë edhe 4 të plagosur mes tyre edhe një fëmijë i mitur.
Ngjarja ka ndodhur gjatë paradites së sotme ku janë përplasur dy mjete. Një automjte tip benz me drejtues L.T. është përplasur me një makinë tjeter tip audi me drejtues A.T. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Qafa e Koshovicës dhe dyshohet se mes të plagosurve ka edhe fëmije. Dyshohet se shkak i kësaj ngjarje të rëndë të jetë një parakalim i gabuar i njërit prej mjeteve të përfshira në aksident. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore.
Ja njoftimi i policise per ngjarjen
Në datën 21.08.2018, ora 11.30 në aksin rrugor Fier – Levan, në vendin e quajtur “Liqeni” janë përplasur mjetet tip “Audi” me drejtues shtetasin A.T me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin L.T. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasja M.T e cila ndodhej pasagjere në mjetin tip “Audi” si edhe është plagosur një fëmijë i mitur pasagjer po në mjetin tip “Audi”. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.