Një aksident i frikshëm ka ndodhur në aksin rrugor Jorgucat-Muzinë. Kamioni me targat AA729XE ka dalë nga rruga dhe më pas është përmbysur.
Fatmirësisht nuk ka jetë të humbura, por vetëm dëme materiale dhe lëndime të lehta të shoferit nga Durrësi. Nga të dhënat e para mësohet se shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar. Argjirolajm.net sjell foto nga vendi i ngjarjes.