• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Ai është i egër, mizor dhe i pamëshirshëm…”, çfarë thotë policia greke për vrasësin e familjes shqiptare

13/03/2022
“Ai është i egër, mizor dhe i pamëshirshëm…”, çfarë thotë policia greke për vrasësin e familjes shqiptare

Për autorin 60-vjeçar të vrasjes së katërfishtë të familjes shqiptare në Andravidë i ndodhur tashmë në paraburgim në Korydallos, informacione të reja dalin në dritë për lëvizjet e tij pas krimit, arrestimin dhe vendndodhjen e tij të fshehur në Patras.

Punonjësit e policisë që e trajtuan rastin dhe ranë në kontakt me autorin, e cilësojnë atë si “të egër”, një person mizor dhe të pamëshirshëm, i cili, ndonëse e dinte se laku po i ngushtohej nga momenti në moment, sfidoi rrezikun dhe tentoi të kthehej në shtëpi në Andravidë. Qëllimi i tij ishte të merrte – 15 mijë euro që kishte aty dhe të zhdukej. Sipas pelop.gr, pas krimit, ai u përpoq t’i afrohej shtëpisë së tij duke udhëtuar me kilometra gjatë natës, duke zgjedhur një rrugë “të paeksploruar” që fshihte shumë surpriza, duke përfshirë kënetat.

Ai ishte kujdesur që makinën 4×4 ta fshihte në një zonë të shkretë me kallamishte. Në mbrëmjen e vonë të së njëjtës ditë, teksa lëvizte me makinën e tij në Patras – Pirgos u pikas nga policia e cila e nisi ta vëzhgonte. Duke u nisur për në Patras itenerari i tij paraprihej nga një mjet që mësohet se funksiononte si tregues, për çdo rast të përballjes me policinë. Më në fund u ndalua nga forca të shumta policie në orët e para të së shtunës, tre ditë pas ngjarjes makabre në Eleftherios Venizelos në afërsi të stadiumit Pampeloponnisia, dhe nuk bëri asnjë rezistencë.

Sipas të njëjtit burim, kur kuptoi se nuk kish mundësi për t’u larguar nxorri duart nga dritarja e shoferit dhe i tundi në shenjë “dorëzimi”. Më vonë ai do të tregojë në polici se kishte frikë se mos e pushkatonin, kishte frikë se mos vritej (!). “Çfarë mund të bëja; “Ti më hidhje të paktën 50 plumba”, dyshohet të ketë thënë autori. Në momentin kur u kap ishte i veshur vetëm rroba të brendshme, të cilat i kishte të lagura dhe tërë baltë që sipas tij, disa orë më parë i kishte bërë gjatë rrugës për në shtëpi. I kishte nxjerrë dhe po mundohej t’i thante me radiatorin e makinës (!). Fillimisht u çua në Policinë e Patrës, ku gjatë pyetjeve të policisë mësohet të ketë thënë “pse ma bëtë këtë? “Pse nuk më kapët më herët?” Prezencën e policisë krimineli i Andravidës e kishte vënë re në 6-7 km të fundit të itinerarit.

60-vjeçari gjatë qëndrimit në Patras, fshihej në një varkë të braktisur në zonën bregdetare të Politeknikut Iroon, pak përpara Klubit të Lundrimit. Ai i tregoi vendin policisë ndërsa mohoi kategorikisht se ishte pritur në shtëpinë e një miku, fakt që nuk del nga hetimi i policisë. Ai dilte nga vendi i fshehjes vetëm për gjërat e nevojshme, ndërsa ishte kujdesur që të hiqte qafe armën, nga frika se mos binte në një kontroll të rastësishëm të policisë dhe i zbulohej identiteti. Ai e fshehu armën në një banesë të një pallati, çelësat e së cilës i zotëronte, kur ish-partnerja e tij jetonte aty.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIRO" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Lajm i mirë, Greqia hap tenderin për autostradën Janinë-Kakavijë
Kryesore

Lajm i mirë, Greqia hap tenderin për autostradën Janinë-Kakavijë

02/02/2023
Me celular dhe pa rrip sigurimi, polici “i fal” gjobën shoferit, pezullohet nga detyra
Kryesore

Me celular dhe pa rrip sigurimi, polici “i fal” gjobën shoferit, pezullohet nga detyra

02/02/2023
Çmenduri në Greqi, shqiptari tërheq qenin zvarrë me makinë, arrestohet nga policia
Kryesore

Grabiti xhiron ditore të një marketi, arrestohet shqiptari në Greqi

02/02/2023
Më në fund! Kiara dhe Luizi shkëmbejnë puthjen e parë në Big Brother
Kryesore

Më në fund! Kiara dhe Luizi shkëmbejnë puthjen e parë në Big Brother

01/02/2023
Vodhën emigrantin, gjykata merr vendimin për dy policët në Sarandë
Kryesore

Vodhën emigrantin, gjykata merr vendimin për dy policët në Sarandë

01/02/2023
Kumbaro në Athinë: Marrëveshje për parkun ndërkufitar Vjosa-Aoös
Kryesore

Kumbaro në Athinë: Marrëveshje për parkun ndërkufitar Vjosa-Aoös

01/02/2023

Shfleto sipas kategorisë

  • Argjiro +
  • Blog
  • Boterori 2018
  • Kryesore
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Më të lexuarat
  • Paparazzi
  • Para dhe Pushtet
  • Pikante
  • Planet
  • Sport
  • Uncategorized

Të fundit

“Love you grupi LEK”, dy drone në pak minuta për Luizin

“Love you grupi LEK”, dy drone në pak minuta për Luizin

02/02/2023
Lajm i mirë, Greqia hap tenderin për autostradën Janinë-Kakavijë

Lajm i mirë, Greqia hap tenderin për autostradën Janinë-Kakavijë

02/02/2023
  • Kryesore

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al