Agron Llakaj ka reaguar lidhur me vdekjen e poetit dhe kineastit të shquar Petrit Ruka. Përmes një mesazhi të ndjerë në rrjetet sociale, aktori shkruan: “Petrit Ruka,poeti i madh dhe mik i shtrenjte, sot na la!
Ne kete mengjes te hidhur,nuk e gjej dot fjalen per Ty Petja …,Ikja jote eshte e rende dhe ta merr frymen…,sdoja ta besoja,kerkova qe thjesht te jete nje lajm enderrash…,dhe te zgjohesha me shijen e nje gjumi te keq. Gjithmone kam shpresuar se ne betejen me semundjen,Ti do triumfoje…,dhe do te ritakoheshim serish ne nje kafe miqsh me shume mall !
Petja!
Dashnor i fjales se gdhendur ne vargje,poeti i shpirtit te trazuar,skenaristit ne filma e dokumentare por dhe i zerit te vecante dhe burimor,i zerit qe te mberthen dhe nuk e kupton dot figuren qe shfaqet,pa shoqerine e zerit tend.
Petja!o Mik i mire dhe i mencur,o tepelenasi me bote sa nje bote….,ike sot ,dhe na le nje mal trishtimi ne shpirt.
Petja i dashur , te kam ne sy ashtu sic vetem Ti ishe…, edhe ere,edhe ujvare, dallge e trazuar ,melodi shpirti e derdhur ne varg ,nje Mik i shtrenjte,nje Mik i rralle !Malli per Ty,nje lot i mbetur ne sy .Lamtumire Petja ! Qofsh i Zotit”, shkruan Llakaj.