Bashkimi Europian ka vendosur të shkarkojë nga detyra kreun e Agjencisë për Kufirin, Fabrice Leggeri. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia “Reuters” që referon burime nga brenda unionit.
Vendimi vjen pas akuzave të shumta për shkelje të drejtash të FRONTEX ndaj imigrantëve dhe një vit pasi agjencia e BE-së kundër mashtrimit, nisi një hetim për akuzat e abuzimit me të drejtat e njeriut.
Agjencia “Reuters” njofton se raporti i agjencisë nuk është bërë ende publik, por sipas një eurodeputetimgjerman, dokumenti zbulon se ekipi menaxhues i FRONTEX ishte në dijeni të shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe shmangu qëllimisht raportimin e tyre.
Raportimet më të shumta nisën me krizën siriane të migrimit sidomos në kufirin kroat, hungare dhe në Egje.