• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

A të mbron kanabisi nga koronavirusi? Dalin rezultatet e studimit kanadez

12/05/2020
I gjejnë 7 rrënjë kanabis në tokën e tij, arrestohet 63-vjeçari në Memaliaj

Studiues kanadezë pretendojnë, se hashashi si bimë shëruese me gjasë të mbron edhe nga Corona. Rezutatet e tyre janë pjesë e një studimi për përdorimin e “cannabis” në trajtimin e kancerit dhe sëmundjes Morbus Crohn.

Në luftën për gjetjen e një vaksine apo ilaçi kundër virusit SARS-CoV-2, studiuesit nuk ndjekin vetëm rrugë tradicionale. Ata kanë pasur në fokus edhe një kandidat ekzistues, Remdesivir, i zhvilluar për trajtimin e Ebolës. Kurse në Gjermani vazhdojnë studimet klinike për një vaksinë kundër Coronës me një kandidat që u zhvillua për imunologjinë në luftimin e kancerit. Ndërsa një studim i fundit francez jep të dhëna, se nikotina, që thithet si kalim kohe e shpesh me rrezikun e vdekjes, mund të të mbrojë nga virusi i ri.

Tani vjen nga Kanadaja lajmi shkencor, se substanca të caktuara të drogës psikoaktive, hashash (Cannabis)mund të rrisin aftësinë mbrojtëse të qelizave ndaj virusit Corona. Nëse studimi verifikohet, atëherë Cannanis mund të ketë efekt të përafërt si nikotina. „Rezultat për COVID rrjedhin nga studime të tjera për artritin, Morbus Crohn, dhe kancerin”, thotë Dr. Igor Kovalchuck, profesor për shkencat biologjike në Universitetin Lethbridge në një E-Mail për Deutsche Welle.

Bllokim i pikave të ngjitjes tek qeliza

Si tek supozimi për efektin e nikotës ndaj virusit Corona, studiuesit janë të mendimit, se disa substanca të hashashit zvogëlojnë aftësinë e virusit të prekë qelizat e mushkërisë, ku ai ngjitet, shumohet e përhapet pastaj. Në një artikull jo të verifikuar ende nga kolegët studiues (“peer review”) të publikuar në preprints.org, Kovalchuk dhe studiues të tjerë shkruajnë, se njësitë mikrobiologjike me bazë hashashi të zhvilluara prej tyre pengojnë futjen e virusit në trupin e njeriut. Virusi i Coronës ka nevoje për një “receptor” për të depërtuar tek qeliza “bujtëse” njerëzore. Ky receptor njihet si “encym II konvertues angiotensin” ose shkurt ACE2.

Sipas studiuesve, ACE2 gjendet në gojë, mukozën e hundës, veshka, në sistemin e stomakut dhe zorrëve. Ata thonë, se kanabiodët e ndryshojnë nivelin e ACE2-t në këto”Gateways”-porta. Organizmi si „bujtës” virusesh do të ishte në këtë rast më pak i cënueshëm dhe i ndjeshëm ndaj këtij virusi. Parimisht kjo redukton rrezikun e infeksionit. „Nëse nuk ka ACE2 në inde, virusi nuk hyn dot”, shpjegon profesori Kovalchuck.

Nuk mjafton kanabisi në vazo shtëpiake

Mjaft mjekë i japin vlera kanabisit në trajtimin e një sërë sëmundjesh. Nga vjellja tek demenca. Por kanabisi mjekësor nuk është i njëjti, me atë që shumë vetë e përdorin si dëfrim duke e mbjellë në kopshtin e tyre. Këto lloje kanabisi me efekt droge janë të njohura për përmbajtjen e substancës Tetrahydrocannabinol (THC), lënda më e rëndësishme psikoaktive.

Studiuesit e vendosur në Alberta janë specializuar për mikrobiologjinë e Cannabis sativa me një përmbajtje të lartë të Cannabinoid Cannabidiol (CBD) me efekt antiinflamativ. Një nga lëndët kryesore në hashash. Studiuesit kanadezë kanë zhvilluar më shumë se 800 lloje të tjera të varianteve të Cannabis sativa me vlera të larta CBD-je, prej tyre kanë identifikuar 13 ekstrakte, që sipas tyre, ndryshojnë vlerat e ACE-2 në „portat” qelizore të njeriut.

Pak para pak dije

Dr. Igor Kovalchuck së bashku me Dr. Darryl Hudson, drejton edhe një firmë të bioteknologjisë. Inplanta Biotechnology. Edhe në këtë institut kanadez studiohet efekti i kanabioideve. Por financimi është „ende i vështirë”, thotë Kovalchuk. Kështu është edhe në vende të tjera. Disa studiues në Britaninë e Madhe thonë, se në opinionin publik dhe politika ka përfytyrime të gabuara për kanabisin mjekësor. Përveç kësaj mjekët kanë frikë, se njerëzit bëhen të varur apo përpiqen të trajtohen vetë, duke përdorur çdo lloj kanabisi që gjejnë.

Ka rëndësi që të ketë qartësi për informacione dhe të shmanget dëshira për sensacion. „Për shkak të ndjeshmërisë socio-politike të konsumit të kanabisit, studiuesit duhet të jenë shumë kujdesshëm në shpërndarjen e rezultateve të tyre”, thotë Chris Albertyn, drejtues i ekipit studimor të „King’s College” Londër. Sipas tij studimi aktual nga Kanadaja ka zbuluar një mekanizëm të efektshëm për terapi, por që „duhet vlerësuar në studime klinike të konceptuara mirë e të qëndrueshme para se të bëhen konkluzione me bazë klinike”, thotë Albertyn.

Por pa mbështetje të mjaftueshme financiare, shkenca nuk do të arrijë të ketë dijen e duhur mbi kanabidiolin. „Të paktën tani ka një interes të gjerë”, thotë Kovalchuk në E-mailin për Deutsche Wellen. Ai ka besim, se në këtë drejtim do të ketë ndryshime në të ardhmen. Vetë Kovalchuk dhe studiuesit e tjera pranojnë, se rezultatet e studimeve të tyre duhet t’i nënshtrohen një verifikimi të gjerë. Por ata shtojnë, se kanabidiol mund të jetë një „shtojcë e sigurtë” në trajimin e COVID-19. Një shtojcë pra, krahas metodave të tjera të trajtimit. (dw)

Related Posts

“Lekë të vjedhura nga paratë publike”, Eva Murati “shpërthen” pas dasmës së djalit të Jozefina Topallit
Paparazzi

“Lekë të vjedhura nga paratë publike”, Eva Murati “shpërthen” pas dasmës së djalit të Jozefina Topallit

16/09/2025
Babai tentoi të mbyste djalin e tij të mitur dhe i vuri flakën shtëpisë, qeni hero i shpëton jetën fëmijës
Pikante

Babai tentoi të mbyste djalin e tij të mitur dhe i vuri flakën shtëpisë, qeni hero i shpëton jetën fëmijës

13/09/2025
Çudira shqiptare/ Shkolla mbyllet, fëmijët mësojnë në një lokal të marrë me qira (VIDEO)
Lajme

Çudira shqiptare/ Shkolla mbyllet, fëmijët mësojnë në një lokal të marrë me qira (VIDEO)

10/09/2025
Prostituta që u bë deputete: S’më vjen turp, më duheshin para për të paguar faturat (FOTO)
Pikante

Prostituta që u bë deputete: S’më vjen turp, më duheshin para për të paguar faturat (FOTO)

08/09/2025
Moderatorja shqiptare: Kështu do përfundoni ju që mbani grua dhe dashnore
Paparazzi

Moderatorja shqiptare: Kështu do përfundoni ju që mbani grua dhe dashnore

08/09/2025
Çmenduri në Itali: Kunati e pushoi nga puna, shqiptari i futet në kompani dhe i shkatërron kamionët
Kryesore

Çmenduri në Itali: Kunati e pushoi nga puna, shqiptari i futet në kompani dhe i shkatërron kamionët

29/08/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Colin Farrell pranon hapur tërheqjen ndaj Margot Robbie

Colin Farrell pranon hapur tërheqjen ndaj Margot Robbie

19/09/2025
Pas humbjes së Charlie Kirk, bashkëshortja e tij udhëheq Turning Point USA

Pas humbjes së Charlie Kirk, bashkëshortja e tij udhëheq Turning Point USA

18/09/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al