• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

A po përdoren futbollistët e Superiores?

19/09/2020
A po shfrytëzohen futbollistët e Superiores?

Të sforcuar përballë kamerës, me një lexim gërmë për gërmë, të një letre të bardhë që ua kishin dhënë me detyrim për ta lexuar, kapitenët e Kategorisë Superiore u përdorën sot nga presidentët e klubeve të tyre për të protestuar ndaj qeverisë shqiptare, duke i kërkuar kësaj të fundit që të mbështesë futbollin. Edhe pse futbollistët e kryen me detyrim urdhërin e dhënë nga presidentët e skuadrave të tyre, këta të fundit nuk u paraqitën fare as në tribunat VIP, dhe as në fushën e blertë, sa për ta bëra pak me të besueshme këtë bojkot.
Një veprim i turpshëm dhe një fyerje për futbollistët, të cilët fatkeqsisht nuk po protestojnë për hallet e tyre, por për hallet e presidentëve, të cilët në emër të një të ashtëquajture Ligë Profesioniste, që komandohet nga Armand Duka dhe zëdhënësi i tij Koço Kokëdhima, kanë vendosur bojkotin e kampionatit. Mos dalja e tyre sot në fushë, tregoi qartë se kjo Ligë, po vijon të përdoret politikisht nga dyshja Duka-Kokëdhima, të cilët u kanë kyçur gojën dhe presidetëve të tjerë, ku disa prej tyre dhe pse janë kundër bojkotit, vijojnë ende t’ nështrohen kësaj dysheje.
Nëse kjo protestë do ishte reale, ata presidentë që e organizuan bojkotin nga kafeneja e hotelit luksoz në Minsk, duhet të ishin sot minimumi në fushën e blertë dhe përkrah kapitenëve, se për të lexuar atë deklaratë edhe iu falet, se ndoshta mund të ketë dhe ndonjë që s’di të lexojë, por dhe se janë të vetdijshëm që e kanë qesharake. Është e qartë që kjo Liga Profesioniste e Armand Dukës dhe Koço Kokëdhimës nuk do zgjidhje, por do konflikt për përfitime politike, pasi kanë vendosur të bojkotojnë uljet në tryezë me Fidel Yllin dhe Ministrinë e Financave për zgjidhjen e ngërçit. Dhe kjo shfaqje e sotme të cilën ata po e konsiderojnë si protestë, tregoi shfrytëzimin e tyre ndaj lojtarëve. Këta të fundit e bën siç duhet detyrën e tyre, ndërsa ata që i nxorrën në “protestë” e shijuan këtë estradë nga zyrat e tyre. (TemA)

Related Posts

U tallën se jetonte me të ardhurat e së bijës, babai vret vajzën e vet teniste në moshën 25 vjeçare
Sport

U tallën se jetonte me të ardhurat e së bijës, babai vret vajzën e vet teniste në moshën 25 vjeçare

11/07/2025
Ndarja nga jeta e Diogo Jota-s dhe vëllait të tij Andre, dalin në pah detaje nga aksidenti, ja se si familjarët identifikuan viktimat
Sport

Tragjedia e Diogo Jota-s/ “Nuk po ecnin shpejt”, shoferi i kamionit: Më parakaluan brenda normave

11/07/2025
Mourinho e futi në ndeshjen e Champions te Reali, mesfushori spanjoll kalon te Flamurtari në Vlorë

VIDEO/ Prezantim me shqiponjë dhe flamur, ish-sulmuesi i Partizanit firmos në Spanjë
Sport

VIDEO/ Prezantim me shqiponjë dhe flamur, ish-sulmuesi i Partizanit firmos në Spanjë

11/07/2025
Espanyol heq dorë nga Kumbulla, mbrojtësi i Kombëtares ka oferta të tjera. Vendoset brenda dy javësh
Sport

Espanyol heq dorë nga Kumbulla, mbrojtësi i Kombëtares ka oferta të tjera. Vendoset brenda dy javësh

11/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Sulm masiv rus me dronë dhe raketa në Kiev dhe disa rajone. Polonia dhe vendet aleate ngrenë avionët luftarakë

Sulm masiv rus me dronë dhe raketa në Kiev dhe disa rajone. Polonia dhe vendet aleate ngrenë avionët luftarakë

12/07/2025
U kap me 21 kg eksploziv dhe do të kryente atentat, kush është Ervis Cukali që u arrestua në Sarandë

U kap me 21 kg eksploziv dhe do të kryente atentat, kush është Ervis Cukali që u arrestua në Sarandë

12/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al