• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“A mund ta kuptojë i dashuri im nëse jam apo jo e virgjër?”, përgjigjet ekspertja shqiptare e seksit

30/08/2020
Ekspertja e seksit tregon për çfarë e pyesin vazhdimisht shqiptarët (VIDEO)

Nga Zhaklin Lekatari

Sado që më ka dala goja nga vendi duke treguar për himenin apo konceptin e virgjërisë, më duket sikur jemi ende në vend.

Inboksi mbushet me pyetje apo me mesazhe të kësaj natyre: “ Jam e virgjër ?”, “Do ta dallojë nëse jam/s’jam ?”, “ Nuk më doli gjak herën e parë ai do më çojë te gjinekologu”. Më thënë të drejtën këto mesazhe me zemërojnë dhe jo sepse nuk e kuptoj ambientin arkaik dhe patriarkal ku jeni rritur dhe rriteni; por nuk arrij të kem asnjë pikë empatie për mungesën e iniciativës, kurajos, vullnetit, luftës, reagimit për të zhbërë këtë realitet, për të qënë vetja, për të kërkuar më shumë për veten.

Prandaj edhe njëherë e kam me merak të ju them që virgjëria është një concept simbolik i lidhur më shumë me mungesën e eksperiencës seksuale sesa me integritetin e një pjese të trupit, himenit. Ky prolog është çelësi i leximit dhe i gjithë shpjegimit që do bëj tani. Ndryshe nga ajo që kemi besuar apo që ende vazhdojmë të besojmë, nuk ka shenja fizike nëpërmjet të cilave mund të themi me siguri që një vajzë është e virgjër. Mbas raportit të parë seksual nuk ka një çarje të himenit dhe jo gjithmonë humbje gjaku, faktorë që në imagjinatën kolektive asociojmë me humbjen e virgjërisë.

Për të sqaruar edhe njëherë argumentin, himeni është një ind që rrethon dhe mbulon pjesërish hapjen vaginale ( hyrjne vaginale), dukja dhe dimensionet e të cilët ndryshojnënga gruaja në grua. Mendoni që janë përshkruar deri tani 7 lloje të ndryshme himenesh (1). Për të bërë një shembull, disa prej tyre kanë formë të rrumbullakët më një hapje në qendër ( himeni anular); të tjerë kanë një formë linerare dhe duket sikur e ndajnë në dy pjesë hyrjne vaginale; disa të tjerë mund të kenë hapje të vogla dhe në raste të tjera megjithëse shumë të rralla nuk ka asnjë hapje dhe për këtë arsye duhet një ndërhyrje kirurgjike sepse përndryshe do kishim problem dhe me gjakun menstrual.

Himeni mundet pak ose shumë, të modifikohet, të zhbëhet me penetrimin e gishtave, me tamponat e brendshëm, me lodra seksuale, aktivitete sportive, varet nga tipologjia e himenit. Jo vetëm nga tipologjia, por dhe nga elasticiteti dhe fleksibiliteti që ka. Për ta bërë më të qartë, himeni që ka një hapje qëndrore është aq elastik sa të modifikohet gjatë penetrimit, ndersa ai me dy hapësira, në njërën prej tyre mund të lejojë pikërishr pentrimin e gishtave, lodrave seksuale apo dhe tamponit.

Imagjinoni që në një studim të bërë mbi vajza të cilat nuk kishin pasur marrëdhënie seksuale apo penetrim vaginal, të cilat i janë nënshtruar disa analizave për të vlerësuar konditat e himenit, vetëm në 57% të rasteve mjekët ishin të sigurt që himeni ishte i paprekur (2). Këto të dhëna na tregojnë që shumë gra, edhe se nuk kanë pasur kurrë raporte seksuale vaginale, nuk shqafin që himene të dukshme dhe në shumë raste nuk është e mundur të tregosh nëpërmjet një kontrolli nëse vajza ka pasur apo jo raporte me penetrim. Për të forcuar edhe më shumë këtë, në një sondazh nxori në pah që 63% e vajzave dhe grave të intervistuara nuk kishin pasur gjakderdhje në raportin e parë vaginal me penetrim (3).

Prandaj, në këtë pikë është e rëndësishme të nënvizojmë që është e mundur për një grua, që nuk ka pasur eksperienca të tjera seksuale vaginale me penetrim, të mos ketë gjakderdhje ( për shkak të tipologjive të himenit që përmenda më sipër), kështu sikurse është e mundur që një grua që ka pasur eksperienca seksuale, të gjakoset mbas raportit seksual ( gjakderdhja mund të ndodhë për shkak të një gjendje mjekësore ose për shkak të dëmtimeve të vogla të shkaktuara nga gishtat ose objekte të tjera).

Si përfundim e gjithë kjo panoramë mbi himenin dhe karakteristikat e tij mund të përmblidhet në një përgjigje: në kundërshtim me besimin popullor, nuk ka shenja fizike që tregojnë nëse një grua është apo jo e virgjër.

Mendoj që ka ardhur momenti që të braktisim një herë e përgjithmonë këto ide të gabuara mbi atë çka duhet të ndodhë gjatë raportit të parë sekual me penetrim vaginal. Ky është thjeshtë një vleresim seksist i cili lidh moralin dhe meritat apo vlerat e një gruaje me aftësinë për të vërtetuar “virgjërinë e saj”.(tabu.al)

Related Posts

Babai tentoi të mbyste djalin e tij të mitur dhe i vuri flakën shtëpisë, qeni hero i shpëton jetën fëmijës
Pikante

Babai tentoi të mbyste djalin e tij të mitur dhe i vuri flakën shtëpisë, qeni hero i shpëton jetën fëmijës

13/09/2025
Çudira shqiptare/ Shkolla mbyllet, fëmijët mësojnë në një lokal të marrë me qira (VIDEO)
Lajme

Çudira shqiptare/ Shkolla mbyllet, fëmijët mësojnë në një lokal të marrë me qira (VIDEO)

10/09/2025
Prostituta që u bë deputete: S’më vjen turp, më duheshin para për të paguar faturat (FOTO)
Pikante

Prostituta që u bë deputete: S’më vjen turp, më duheshin para për të paguar faturat (FOTO)

08/09/2025
Moderatorja shqiptare: Kështu do përfundoni ju që mbani grua dhe dashnore
Paparazzi

Moderatorja shqiptare: Kështu do përfundoni ju që mbani grua dhe dashnore

08/09/2025
Turpi ynë shtetëror… Polakët përdhosën Skënderbeun, shqiptarët burgosin shqiptarët
Blog

Turpi ynë shtetëror… Polakët përdhosën Skënderbeun, shqiptarët burgosin shqiptarët

30/08/2025
Skandalet/ Qeveria ka gati shkrirjen e AKU-së
Blog

Qytetarët e duan AKU-në në terren, jo në banka provimi !

29/08/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Barcelona “torturon” Valencian, gjashtë gola dhe spektakël

Barcelona “torturon” Valencian, gjashtë gola dhe spektakël

14/09/2025
Milan kalon pengesën e Bolognas, vendos Modric

Milan kalon pengesën e Bolognas, vendos Modric

14/09/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al