Kryetari i Bashkisë Sarandë, Adrian Gurma ka zhvilluar një takim me operatorët turistikë. Ndër të tjera ai është përgjigjur edhe shqetësimit të tyre lidhur me punimet në bulevard. Nëse do të përfundojnë apo jo para sezonit turistik, plotësisht apo pjesërisht. Gurma ka thënë se në pjesën më të madhe punimet do të kenë përfunduar, ndërsa gjatë sezonit punimet do të kryhen me orare të alternuara në pjesën e mbetur.