A do të largohesh nga politika nëse humb zgjedhjet? Kjo ishte pyetje që kryedemokrati Lulzim Basha nuk iu përgjigj qartë në emisionin Opininon.
Lideri i opozitës, disi i nervozuar, tha se kjo nuk është temë për t’u diskutuar, duke mos u përgjigjur sesi do të veprojë në rast se Rama zgjidhet sërish kryeministër.
“Nuk është kjo arsyeja që kemi ardhur të diskutojmë. Sot po diskutohet për fatin e Shqipërisë, jo për të ardhmen time. Sot shumica e dërrmuese e shqiptarëve duan ndryshim.
Sfida e koalicionit jo largimi i Ramës, ai është i vetëlarguar.
Ne jemi të bindur 100% se me pjesëmarrjen masive të votuesve shqiptarë më 25 prill, do të garantohet jo vetëm ndryshimi i qeverisë por edhe një kulturë e re politike që ka në themel zgjedhjet e lira dhe demokratike.”, deklaroi Basha