• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

9 goditje tërmetesh gjatë natës, sizmologu shpjegon ç’po ndodh në Shqipëri

14/01/2023
9 goditje tërmetesh gjatë natës, sizmologu shpjegon ç’po ndodh në Shqipëri

Prej mbrëmjes së djeshme deri mëngjesin e sotëm 9 goditje tërmeti janë regjistruar në zonën e Xibrit në Dibër. Goditja më e fortë ka qenë 3.7 ballë e shënuar në mesnatë duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

Sizmologu Edmond Dushi nga “IGJEUM“, i kontaktuar nga ”5pyetjet.al” tha se kemi të bëjmë me një shkëputje tektonike, e cila është në monitorim se çfarë do të prodhojë në vazhdim.

“Ajo është një zonë që ka pasur aktivitet, shkëputje tektonike dhe kështu që presim tërmet. Është aktivizuar që dje dhe është në aktivitet.

Ne këto i quajmë aktivitete normale derisa nuk shohim një trend. Nuk ka akoma një prirje, nuk e ka shfaqur natyrën, jemi duke pritur. Ka filluar me 2.4 pastaj ka rënë dhe tani jemi te 3.7, por jemi duke monitoruar.

Është aktivitet tektonik i zonës, një thyerje lokale. Ka një shtrirje dhe janë disa epiqendra që përcaktojnë një zonë. Akoma nuk është shfaqur tendenca e zonës. Nuk kemi një karakteristikë shumë të qartë, prandaj mund të themi se për momentin është një grumbull tërmetesh, më i forti me magnitudë 3.7”, tha ai.

Por a ka lidhje kjo me tërmetet që po regjistrohen në rajon, sidomos në Greqi në ditët e fundit?

“Kjo është një thyerje lokale, nuk është e prirur që të ketë lidhje me thyerjet e tjera tektonike, apo zonat e tjera.

Por rajoni i Ballkanit, goditja me pllakën e Adriatikut apo Egjeut, na krijon një lloj sforcimi të vazhdueshëm dhe kjo pasqyrohet te thyerjet e brendshme.

Jemi në lëvizje gjithë kohës, kjo është ideja. Për momentin kemi një magnitudë të moderuar, por jo se ka ndonjë veçanti”, tha Dushi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIRO" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Ministri Sandër Lleshi takim me shefat në Gjirokastër
Kryesore

Rrahu burrin e tezes, arrestohet 53-vjeçari nga Gjirokastra

13/12/2022
A iu tregoi pse e goditi Berishën? Flet avokati i Gert Shehut
Lajme

A iu tregoi pse e goditi Berishën? Flet avokati i Gert Shehut

10/12/2022
Shqipëria në krizë për punëtorë: U jepen leje pune mbi 5000 të huajve
Kryesore

Shqipëria në krizë për punëtorë: U jepen leje pune mbi 5000 të huajve

22/11/2022
Rama për të rinjtë: Nëse duan të ikin jashtë, janë të lirë ta provojnë
Lajme

Rama për të rinjtë: Nëse duan të ikin jashtë, janë të lirë ta provojnë

01/11/2022
Tenderi për tunelin e rrugës Kardhiq-Delvinë, si përfundoi në SPAK ish-drejtoresha e ARRSH
Kryesore

Tenderi për tunelin e rrugës Kardhiq-Delvinë, si përfundoi në SPAK ish-drejtoresha e ARRSH

26/10/2022
Aksident në Gjirokastër, “Skoda” me 3 persona del nga rruga (VIDEO)
Kryesore

Aksident në Gjirokastër, “Skoda” me 3 persona del nga rruga (VIDEO)

12/10/2022

Shfleto sipas kategorisë

  • Argjiro +
  • Blog
  • Boterori 2018
  • Kryesore
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Më të lexuarat
  • Paparazzi
  • Para dhe Pushtet
  • Pikante
  • Planet
  • Sport
  • Uncategorized

Të fundit

Trafiku i klandestinëve, goditet grupi i Sarandës, arrestohen dy të rinj, në kërkim dy të tjerë (VIDEO)

Aksident me vdekje në Gjirokastër

29/01/2023
Të huajt blejnë prona në bregdet! Shtohen rusët e ukrainasit, interes në rritje edhe nga nordikët

Të huajt blejnë prona në bregdet! Shtohen rusët e ukrainasit, interes në rritje edhe nga nordikët

29/01/2023
  • Kryesore

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al