• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“800 të punësuar gjatë fushatës”, Bashkia Përmet i përgjigjet PD-së: Hedhim poshtë çdo shpifje dhe akuzë false

16/05/2021
“800 të punësuar gjatë fushatës”, Bashkia Përmet i përgjigjet PD-së: Hedhim poshtë çdo shpifje dhe akuzë false

Deri më 25 prill në darkë, zgjedhjet për Partinë Demokratike ishin në rregull. Gjithçka ndryshoi pas 26 prillit, kur u bë e qartë që PS kishte fituar sërish. Atëhere filluan të dilnin pretendimet se zgjedhjet ishin vjedhur e blerë. Një ndër pretendimet, ishte faktin se mazhoranca kishte punësuar mijëra njerëz para fushate. Ivi Kaso tha se vetëm në Përmet, numri i të punësuarve gjatë fushatës shkoi në 800. Gjë që në fakt rezulton një gënjeshtër e vërtetë, pasi kjo bashki nga janari deri në prill, ka paguar vetëm 310 persona, pasi aq punonjës ka. Akuzave të tij i është përgjigjur edhe Bashkia e Përmetit.

“Në vijim të deklaratës së përfaqësuesit të subjektit politik PD, gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve, zoti Ivi Kaso, i cili deklaron se:

“Në Bashkinë Përmet numri i të punësuarve gjatë periudhës parazgjedhore me kontrata të përkohshme ka shkuar në 800 të punësuar”, Bashkia Përmet deklaron me përgjegjësi të plotë se, në respekt të Kodit Zgjedhor si dhe të Vendimit të Këshillit Bashkiak Përmet Nr.99 datë 30.12.2020 “Për Buxhetin e Bashkisë Përmet për vitin 2021 dhe përcaktimin e numrit të punonjësve të bashkisë, institucioneve dhe Njësive Administrative në varësi të saj”, në pikën 5 te tij përcaktohet qartësisht se numri i të punësuarve në Bashkinë Përmet dhe institucionet e saj të varësisë është 315! Vlen të theksojmë se në strukturën e Bashkisë Përmet nuk ka të përcaktuara vende pune të përkohshme. Gjithashtu bëjmë me dije se në listëpagesat e Bashkisë Përmet për periudhën Janar-Prill 2021 janë paguar 310 punonjës.

Sa më sipër, hedhim poshtë dhe dënojmë me forcë çdo shpifje dhe akuzë false të ngritur nga përfaqësuesi në KQZ i subjektit politik PD gjatë seancës së datës 12.05.2021 në KAS, në lidhje me punësimet në Bashkinë Përmet gjatë periudhës parazgjedhore”, thuhet në reagimin e Bashkisë së Përmetit.

Ky është shembulli dhe rasti më i mirë, që tregon se në fakt, gjithë kauza e PD-së është ngritur mbi thashetheme e hamendësime, pasi nuk kanë asnjë provë reale, se zgjedhjet janë vjedhur.

Thjesht po bëjnë zhurmë, si të justifikojnë humbjen e radhës, sa të rizgjidhet Lulzim Basha sërish kryetar.

Related Posts

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, çfarë ndodh me motin në fundjavë
Kryesore

Moti i keq godet Shqipërinë/ Paralajmërimi i IGJEUM: Priten reshje intensive dhe ngrica

14/02/2026
Pronari i vilës që do të grabiste qëlloi në ajër për ta trembur, shqiptari humb jetën gjatë arratisjes
Kryesore

Pronari i vilës që do të grabiste qëlloi në ajër për ta trembur, shqiptari humb jetën gjatë arratisjes

14/02/2026
Fshati Arshi Lengo, gruaja kthehet nga Gjermania dhe gjen shtëpinë e përmbytur
Kryesore

Fshati Arshi Lengo, gruaja kthehet nga Gjermania dhe gjen shtëpinë e përmbytur

14/02/2026
Vrasja e Kevinit në Itali, arrestohet një 20-vjeçar shqiptar si autor i dyshuar
Kryesore

Vrasja e Kevinit në Itali, arrestohet një 20-vjeçar shqiptar si autor i dyshuar

14/02/2026
Artizanët në Gjirokastër në betejë për ruajtjen e identitetit të veshjeve
Kryesore

Artizanët në Gjirokastër në betejë për ruajtjen e identitetit të veshjeve

14/02/2026
E rëndë në Itali/ Ky është i riu shqiptar i ekzekutuar me armë në makinë
Kryesore

E rëndë në Itali/ Ky është i riu shqiptar i ekzekutuar me armë në makinë

14/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari

15/02/2026
Fieraku konfliktohet me dy venezueliane, i përplas derën në fytyrë njërës prej tyre! Të huajat kërkojnë ndihmë në polici

Fieraku konfliktohet me dy venezueliane, i përplas derën në fytyrë njërës prej tyre! Të huajat kërkojnë ndihmë në polici

15/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al