Disa dëme janë vërejtur në ishullin grek të Samosit, i cili ishte epiqendra e tërmetit me magnitudë 7 Rihter.
8 persona janë plagosur nga tërmeti, të gjithë jashtë rrezikut për jetën dhe 4 prej tyre po trajtohen në spital.
Po ashtu raportohet për dëme vetëm tek ndërtesat e vjetra të ishullit. Pritet që në Turqi dëmet të jenë më të mëdha, për shkak të shembjes së disa ndërtesave shumëkatëshe dhe pallateve.