• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

74 raste të reja me Covid në Shqipëri, ndërrojnë jetë dy pacientë

07/07/2020
74 raste të reja me Covid në Shqipëri, ndërrojnë jetë dy pacientë

Dy persona kanë humbur jetën, pasi ishin të prekur nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë raporton se bëhet fjalë për një 45-vjeçare nga Berati dhe një 82-vjeçar nga Kruja, me disa sëmundje bashkëshoqëruese. Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 409 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 74 raste pozitive. Aktualisht vijon të ketë shtrime në spitalin Infektiv ku janë të shtruar 81 pacientë, mes tyre edhe mosha të reja. Mësohet se 7 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 2 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.

NJOFTIMI I MSH

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend ku vijon të ketë raste të reja por edhe shtrime të reja në spital dhe pacientë që kanë nevojë për terapi intensive. I drejtohemi me një lutje qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën për asnjë moment, pasi virusi është mes nesh, por të respektojnë masat e vendosura: Distancimin fizik, maskën në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distance dhe higjienën vetjake dhe kolektive. Bizneset duhet të zbatojnë protokollet e miratuara të sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve. Në 24 orët e fundit 2 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me Covid-19. Një qytetare 45-vjeçare nga Berati dhe një 82 vjeçar nga Kruja, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, megjithë përpjekjet e mjekëve, nuk kanë mundur të mbijetojnë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht janë 81 pacientë në spital, mes tyre edhe mosha të reja. 7 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 2 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 409 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 74 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 37 raste në Tiranë, 10 në Durrës, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Korçë, Kavajë, nga 2 raste në Fier, Lushnje, Mirditë, dhe nga 1 rast përkatësisht në Elbasan, Pukë, Berat, Kamëz, Gjirokastës, Pogradec, Sarandë, Vau i Dejës, Dibër, Malësi e Madhe.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 42 qytetarë, duke e çuar në 1744 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1213 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kërkon edhe njëherë ndërgjegjësim nga bizneset dhe qytetarët, që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të distancimit fizik, vendosjes së maskës dhe higjienës personale. Në rast se dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni patur kontakte me persona të prekur, izolohuni.

Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (7 Korrik 2020)

Testime totale 29669

Raste pozitive 3038

Raste të shëruara 1744

Raste Aktive 1213

Humbje jete 81 (Qarku Tiranë 44, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1, Elbasan 2, Lezhë 1, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 477

Durrës 221

Shkodër 167

Vlorë 115

Lezhë 63

Fier 49

Korçë 30

Elbasan 25

Kukës 24

Berat 16

Gjirokastër 15

Dibër 1

Related Posts

Rama: Ftesë personale nga Presidenti Trump për të përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes
Kryesore

Rama: Ftesë personale nga Presidenti Trump për të përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes

17/01/2026
Përmbytjet/ Rama me kryetarët e bashkive: Situata u ndërlikua nga papërgjegjshmëria rrëqethëse e atyre që hedhin shishe dhe qese plastike
Kryesore

Përmbytjet/ Rama me kryetarët e bashkive: Situata u ndërlikua nga papërgjegjshmëria rrëqethëse e atyre që hedhin shishe dhe qese plastike

17/01/2026
Ja pse Rama nuk do t'ja dijë fare për kërcënimet e Greqisë
Kryesore

Kritikat në mediat greke, Mitsotakis për Ramën: E njoh prej vitesh, ka mënyrë të veçantë të shprehuri

17/01/2026
Dyshonte se kishte lidhje me gruan e tij, 44-vjeçari vret me çifte kryeplakun
Kryesore

Dyshonte se kishte lidhje me gruan e tij, 44-vjeçari vret me çifte kryeplakun

17/01/2026
Malli për gjyshërit e ktheu në atdhe, 18-vjeçarja që vdiq në aksident jetonte prej vitesh në Gjermani! Lihet në burg shoferi i dehur
Kryesore

Malli për gjyshërit e ktheu në atdhe, 18-vjeçarja që vdiq në aksident jetonte prej vitesh në Gjermani! Lihet në burg shoferi i dehur

17/01/2026
Vendimi i Kushtetueses, avokati jep detaje: Mos e dorëzoni celularin tuaj pa vendim gjykate!
Kryesore

Vendimi i Kushtetueses, avokati jep detaje: Mos e dorëzoni celularin tuaj pa vendim gjykate!

16/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

‘Prime’ nis me një surprizë, Kristi prezanton këngën e re të bërë për Selin

‘Prime’ nis me një surprizë, Kristi prezanton këngën e re të bërë për Selin

17/01/2026
VIDEO/ Dortmund fiton ndaj St Paulit, Bayern triumfon ndaj Leipzig

VIDEO/ Dortmund fiton ndaj St Paulit, Bayern triumfon ndaj Leipzig

17/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al