• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

730 mijë zgjedhës me banim në Shqipëri nuk votuan më 14 maj

23/05/2023
Shit-blerja e votës dhe sekuestrimi i kartës së identitetit, burg nga 1 deri në 5 vjet

Nga Eduard Zaloshnja

Para zgjedhjeve të 14 majit, publikova një analizë rreth zgjedhësve që banojnë në Shqipëri dhe atyre që janë në emigracion. Në atë analizë, ndërthura të dhënat zyrtare të KQZ-së, INSTAT-it, Bankës Botërore, EuroBarometrit dhe UNDP-së, për të arritur tek shifra 42% e zgjedhësve që janë në emigracion. E përkthyer në numra realë zgjedhësish, rezulton se nga 3.65 milionë shqiptarë në listat zyrtare të zgjedhësve, rreth 1.52 milionë (42%) janë në emigracion dhe vetëm 2.13 milionë banojnë këtu.

Pas përfundimit të votimit, KQZ-ja raportoi se vetëm 1.4 milionë zgjedhës me të drejtë vote morën pjesë në zgjedhjet e 14 majit. Me fjalë të tjera, nga 2.13 milionë banorë të rritur të Shqipërisë, rreth 730 mijë nuk votuan. (Këtu nuk po llogarisim disa qindra emigrantë që erdhën në Himarë me autobusë nga Greqia…)

Nëse 730 mijë mospjesëmarrësit do t’i etiketonim si anëtarë hipotetikë të “Partisë së të Zhgënjyerve”, partia e tyre do të rreshtohej e dyta pas PS-së në votat për kryebashkiakë (kandidatët e PS-së për kryebashkiakë morën rreth 790 mijë vota). Kandidatët për kryebashkiakë të “Bashkë Fitojmë” do të renditeshin në vend të tretë, me distancë nga vendi i dytë (morën vetëm 500 mijë vota). Ndërsa ata të partisë së Arlind Qorrit (që e kishte sefte në një garë elektorale) ishin thjesht një zhurmë e lehtë statistikore më 14 maj.

Kjo tablo elektorale demonstron se ka hapësirë për një forcë të re politike në Shqipëri (jo e udhëhequr nga një 80-vjeçar i stazhionuar në politikë), për të sfiduar murin elektoral të ngritur nga Edi Rama qysh kur ishte në opozitë. Por shenjat e deritashme janë se një forcë e tillë nuk po duket në horizont…

Related Posts

Ilir Proda falënderon policët pas protestës: Dëshmuat profesionalizëm!
Kryesore

Ilir Proda falënderon policët pas protestës: Dëshmuat profesionalizëm!

24/01/2026
Plagosje me thikë në Vlorë
Kryesore

Plagosje me thikë në Vlorë

24/01/2026
Berisha: Ramën do ta hedhim në Lanë, demonstruesit do përleshen me të, jo me policët
Kryesore

Berisha: Ramën do ta hedhim në Lanë, demonstruesit do përleshen me të, jo me policët

24/01/2026
11 policë të lënduar në protestën e opozitës, marrin mjekim në spital
Kryesore

11 policë të lënduar në protestën e opozitës, marrin mjekim në spital

24/01/2026
Deputeti i PD shtrohet me raki dhe meze para protestës: Të gjithë në shesh!
Lajme

Deputeti i PD shtrohet me raki dhe meze para protestës: Të gjithë në shesh!

24/01/2026
Artjol Saliasi, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë, merr kompetencat drejtuese të AMP
Kryesore

Morën para për të mos arrestuar një person, arrestohet shefi dhe dy policë

24/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Ke hyrë si tollumbac…”/ Shpërthen Arbër Hajdari ndaj Rogertit: Ke probleme në të menduar

“Ke hyrë si tollumbac…”/ Shpërthen Arbër Hajdari ndaj Rogertit: Ke probleme në të menduar

25/01/2026
Ilir Proda falënderon policët pas protestës: Dëshmuat profesionalizëm!

Ilir Proda falënderon policët pas protestës: Dëshmuat profesionalizëm!

24/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al