• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

68 raste të reja me Covid në Shqipëri, ndërrojnë jetë dy persona

08/07/2020
Ndërron jetë një tjetër person nga Covid në Shqipëri

COVID-19 shkakton 2 viktima të tjera. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije ditën e sotme se viktimat janë një 58-vjeçar dhe një 59-vjeçar nga Tirana, të cilët po merrnin trajtim në spitalin Infektiv. Sipas MSH-së pacientët vuanin nga sëmundje bashkëshoqërues. Ndërkohë janë konfirmuar edhe 68 raste të reja. Harta është zgjeruar me 24 raste në Tiranë, 9 në Krujë, 8 në Kukës, nga 5 raste në Vlorë, Berat, nga 3 raste në Elbasan, Lezhë, Kavajë, nga 2 raste në Shkodër, Kurbin, Korçë dhe nga 1 rast në Divjake dhe Lushnje. Sakaq në spitalin Infektiv janë 83 pacientë, 10 pacientë janë në terapi intensive. Nga këta 10 pacientë, 4 janë në gjendje të rëndë. Lajm i mirë është se 47 qytetarë kanë fituar betejën me COVID-19, duke e çuar në 1791 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i ministrisë:

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 68 raste të reja dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit 47 të shëruar në 24 orët e fundit, ndërsa vijon të ketë shtrime të reja me simptoma të rënduara si pasojë e Covid19 Genta Qirjako, Instituti i Shëndetit Publik

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend në 24 orët e fundit. Fatkeqësisht, dy qytetare nuk e kanë fituar dot betejën me Covid19 në spitalin infektiv, ku po trajtoheshin në terapi intensive si pasojë e simptomave të rënda të shkaktuara nga Covid19. Pacientet 58 dhe 59 vjeç nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, nuk mundën të mbijetojnë megjithë përpjekjet e mjekëve dhe terapinë e trajtimit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerave. Situata në spitalin infektiv paraqitet serioze, ku ka rëndim të gjendjes shëndetësore të pacientëve në terapi intensive dhe është rritur numri i pacientëve të intubuar. Aktualisht janë të shtruar 83 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 397 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 68 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 24 raste në Tiranë, 9 në Krujë, 8 në Kukës, nga 5 raste në Vlorë, Berat, nga 3 raste në Elbasan, Lezhë, Kavajë, nga 2 raste në Shkodër, Kurbin, Korçë dhe nga 1 rast në Divjake dhe Lushnje.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 47 qytetarë, duke e çuar në 1791 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1232 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën thirrje të gjithë qytetarëve të ndërgjegjësohen për respektimin e masave të vendosura. Situata serioze në spitalin infektiv ku ka dhe mosha të reja të shtruara, kërkon reflektim nga ana e qytetarëve për të ruajtur distancimin fizik, për të ruajtur higjienën personale, për të mbajtur maskën në ambiente të mbyllura, apo kudo ku nuk është e mundur të ruhet distanca fizike prej të paktën 1.5 metër. Bizneset duhet të marrin të gjitha masat për zbatimin e protokolleve të higjienës të miratuara nga autoritetet shëndetësore, për të ruajtur punonjësit dhe qytetarët.

Në rast se keni shenja të sëmundjes, izolohuni dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (8 Korrik 2020)

Testime totale 30696

Testime molekulare 26686

Testime serologjike 4010

Raste pozitive 3106

Raste të shëruara 1791

Raste Aktive 1232

Humbje jete 83 (Qarku Tiranë 46, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1, Elbasan 2, Lezhë 1, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 488

Durrës 222

Shkodër 161

Vlorë 120

Lezhë 65

Fier 42

Korçë 31

Elbasan 28

Kukës 28

Berat 20

Gjirokastër 15

Dibër 12

Related Posts

Vrasja e tifozit grek, i riu kroat arrestohet në Kakavijë
Kryesore

Duke nisur nga 12 tetori, 29 vende europiane heqin vulat në pasaporta. Ja çfarë duhet të dini në kufi

14/09/2025
Digjet një makinë në Ksamil
Kryesore

Digjet një makinë në Ksamil

14/09/2025
“Ku dreqin do t’i gjeni shoferët e taksive?!”, Rama vijon debatin për emigrantët shqiptarë me politikanin britanik (VIDEO)
Kryesore

“Ku dreqin do t’i gjeni shoferët e taksive?!”, Rama vijon debatin për emigrantët shqiptarë me politikanin britanik (VIDEO)

14/09/2025
“Rruga e pulës”, skema e re e mashtrimit online që po zhvat shqiptarët
Kryesore

“Rruga e pulës”, skema e re e mashtrimit online që po zhvat shqiptarët

14/09/2025
Tenderat në dorë të Diellës, Rama: S’ka kushërinj, nuk fle dhe s’do para…
Kryesore

Tenderat në dorë të Diellës, Rama: S’ka kushërinj, nuk fle dhe s’do para…

14/09/2025
Vdiq në aksident me makinë të vjedhur teksa e ndiqte policia, historia e trishtë e 18-vjeçarit shqiptar në Itali
Kryesore

Vdiq në aksident me makinë të vjedhur teksa e ndiqte policia, historia e trishtë e 18-vjeçarit shqiptar në Itali

14/09/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Barcelona “torturon” Valencian, gjashtë gola dhe spektakël

Barcelona “torturon” Valencian, gjashtë gola dhe spektakël

14/09/2025
Milan kalon pengesën e Bolognas, vendos Modric

Milan kalon pengesën e Bolognas, vendos Modric

14/09/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al