Autoritet shëndetësore greke kanë njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 639 raste të reja me Covid dhe kanë humbur jetën 62 qytetarë. 62 qytetarë grekë e kanë humbur betejën me virusin në 24 orë, duke e çuar në 3687 numrin e fataliteteve. Me përditësimin e ditës së sotme numri total i infektimeve ka arritur 125173 që nga fillimi i pandemisë. Mosha mesatare e personave që kanë vdekur është 79 vjeç dhe 95.7% kishin sëmundje bashkëshoqëruese. 558 pacientë po trajtohen me intubim ndërsa mosha e tyre mesatare është 66 vjeç. Greqia ndodhet në karantinë pas masave të reja shtrënguese dhe izoluese të marra nga qeveria.