• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

6 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

01/06/2020
Shifrat pesimiste/ Shqipëria me vdekshmëri të lartë prej koronavirusit

Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 6 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, duke e çuar në 1143 numrin e rasteve të konfirmuara në vendin tonë. Mësohet se 4 nga rastet e reja janë në Tiranë, 1 në Durrës dhe 1 në Mat. Njëri prej rasteve të reja në Tiranë është staf mjekësor.

DEKLARATA E PLOTE

Ju informojmë rreth situatës së COVID-19 në Shqipëri. Pavarësisht tendencës së rritur të rasteve të konfirmuar pozitivë gjatë javës së shkuar, të evidentuara në dy vatra të reja, aktualisht po shohim që situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme. Strategjia e lehtësimit të masave do të vijojë paralelisht me një shkallë më të lartë të gatishmërisë të strukturave epidemiologjike, për identifikimin e rasteve dhe gjurminin e thelluar epidemiologjik.

Në 24 orët e fundit janë kryer 102 testime në Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, nga të cilat janë konfirmuar 6 raste pozitive, përkatësisht janë 4 në Tiranë (nga te cilet një personel shëndetësor), 1 rast në Durrës, dhe 1 në Mat.

Të identifikuarit pozitivë për COVID-19 në 24 orët e fundit janë kontakte dhe raste të reja për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik. Aktualisht po trajtohen 28 të prekur në Spitalin Infektiv, nga të cilët 3 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 5 qytetarë, duke e çuar në 877 numrin e të shëruarve. Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 16 mijë testime molekulare dhe serologjike. Që nga fillimi i epidemisë janë 1143 rast e të konfirmuara. Aktualisht janë 233 persona aktivë me COVID-19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Nga sot do të fillojë lehtësimi më i madh i masave që nga fillimi i epidemisë, me heqjen e të gjitha kufizimeve të lëvizjes, me hapjen e kufinjve tokësorë dhe një seri aktivitetesh të tjera. Do të vijojnë të jenë të ndaluara aktivitetet dhe grumbullimet masive që konsiderohen me risk të larte për përhapjen e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, dhe të mos e ulin vigjilencën. Është në dorën e qytetarëve që situata epidemiologjike të mbahet nën kontroll duke respektuar rregullat e vendosura, për të ruajtur veten dhe të afërmit. Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo shqetësim telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (1 qershor 2020)
Testime totale- 16277
Testime molekulare- 14825
Testime serologjike- 1452
Raste pozitive- 1143
Raste të shëruara- 877
Raste aktive- 233
Humbje jete- 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë-147
Durrë-28
Krujë-17
Shkodër-10
Kamëz-10
Mat-9
Lushnje-6
Berat-2
Fier-2
Korçë-1
Librazhd-1

Related Posts

E rëndë/ Shuhet në aksident 28-vjeçari
Kryesore

Aksident me vdekje në aksin Lushnje-Berat (Emrat)

10/01/2026
Ulet niveli i Vjosës, por ka ende prani të ujit në disa banesa në Novoselë e Bishan
Kryesore

Ulet niveli i Vjosës, por ka ende prani të ujit në disa banesa në Novoselë e Bishan

10/01/2026
Kodi i ri Penal/ Deri në 8 vite burg për ata që shesin ilaçe pa leje dhe të skaduara
Kryesore

Lajm i mirë, aplikimin për pasaportë mund ta bëni në çdo zyrë pavarësisht vendbanimit tuaj

10/01/2026
Bllokohet sërish rruga Gjirokastër-Tepelenë
Kryesore

Bllokohet sërish rruga Gjirokastër-Tepelenë

10/01/2026
I ftohti mbërthen Shqipërinë, ja çfarë ndodh në fundjavë
Kryesore

Dëborë dhe ngrica, si është gjendja e rrugëve në vend

09/01/2026
Kryetari i Bashkisë Gjirokastër: Situata po përmirësohet. Nuk ishte thjesht shi, por erdhi masiv gurësh nga mali
Kryesore

Kryetari i Bashkisë Gjirokastër: Situata po përmirësohet. Nuk ishte thjesht shi, por erdhi masiv gurësh nga mali

09/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Plan për eliminim me zarf të zi që të anulohej televotimi/ Debate të forta në Big Brother

Plan për eliminim me zarf të zi që të anulohej televotimi/ Debate të forta në Big Brother

10/01/2026
Banorët e Big Brother në lot, mësojnë për dëmet nga përmbytjet në Shqipëri

Banorët e Big Brother në lot, mësojnë për dëmet nga përmbytjet në Shqipëri

10/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al