• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

500 euro për një vend pune, si u mashtruan 100 persona

15/02/2017
500 euro për një vend pune, si u mashtruan 100 persona

Emisioni “STOP”, që transmetohet në Televizionin Klan, solli këtë të mërkurë historinë e mashtrimit të gati 100 personave, të cilët kundrejt pagesës prej 500 eurosh do të kishin mundësi punësimi në shtetin e Kazakistanit.

Albert Boja dhe Ervin Shati janë dy prej viktimave që janë bërë pre e këtij mashtrimi nga Adriatik Rroshi dhe Agron Oga.

Albert Boja – Problemi jonë është që ne kemi dhënë 500 euro Adriatik Rroshit dhe Agron Ogës kundrejt një vize pune. Pasi të shkonim ne atje do të punonim në ndërtim.

Si u njohët ju me këto dy persona?

Ervin Shati – Me atë Agronin kemi qenë më parë në Kazakistan.

Kur ju i dhatë lekët çfarë deklaroi ai? Ju dha siguri?

Ervin Shati – Jo nuk na dha asnjëlloj sigurie.

Albert Boja – Këta dy personat nuk pranuan që të bënin me noter asnjëlloj marrëveshje. Thjesht ne lekët ia dhamë në dorë.

Gjatë kësaj kohe duke qenë se e patë që u mashtruat ju vajtët në policinë e Elbasanit të denonconit?

Albert Boja – Po, shkuam në policinë e Elbasanit, bëmë denoncimin për hallin që kishim.

Kur e keni bërë këtë denoncim?

Albert Boja – Po bëjmë gati një muaj e pak.

Akoma nuk keni asnjë përgjigje?

Albert Boja – Jo!”

Nëpërmjet kamerës së fshehtë dalin në pah sesi bëhen pazaret nëpërmjet sekserit dhe qytetarëve, të cilët kërkojnë të ikin jashtë për të fituar më tepër të ardhura.

Sekseri – Tani thashë e si ta bëj unë… Më thuaj 70 veta tani me mirëbesim të këtij.

Sekseri– Tani si do ta bëj unë ty? Ky është ndryshe.

Sekseri – Si do ta bëj unë këtë veprim?

Sekseri– Nejse, ja e bëmë, por a do kem unë kujdes se ky muhabet do të dalë.

Sekseri– Kush të regjistroi ty? Filani. Po kush është filani? Se të gjithë ju jeni çuna të një zone.

Sekseri– Po gjithë zona atje merret vesh. Do të dali muhabeti, o burrë.

Sekseri– Tha, po sa ke bërë? Unë për vete dua 500 euro.

Sekseri– 50 euro i dua unë është kafja ime. Të vij unë vërdallë.

Qytetari– Normal, ajo është…

Sekseri – Me qenë me sinqeritet, nuk dua unë.

Qytetari– Edhe unë me qenë, jo vetëm ti.

Sekseri– Me të thënë ty…

Qytetari – Është angari, o burrë.

Sekseri – 50 euro i dua unë. A fitoj, a nuk fitoj është puna ime. Ç’ rëndësi ka kjo? Ajo nuk të intereson ty.

Qytetari – Puna është të bëhet puna.

Sekseri – Pjesa tjetër u kalon atyre tek zyra, sesi i ndajnë ata sërish mua nuk më intereson. Mua më intereson pjesa, që të mbarojmë punë e të ikim. Edhe unë dal i nderuar edhe ai tjetri që ka hedhur ato lekë do të iki.

Sekseri – Atë muhabet që thua ti nuk të ndihmoj dot unë.

Sekseri– A, do me e bërë kështu ti? Hipi fugonit, po gjeje atë ti dhe ik e çoja Gonit. Tek unë jo.

Qytetari – Po!

Sekseri – Ti për mua merr milionat aty, nuk më intereson. Mua më sill pjesën time.

Qytetari 2– Jemi shtatë gjithsej ë?

Sekseri– Po!

Qytetari 3– Unë kam për tre persona. Që bëjnë?

Qytetari 4 – 1500 euro.

Qytetari 3– Shikoji vetë.

Sekseri – A i ke numëruar?

Qytetari 3 – Unë i kam numëruar, po numëroji edhe ti.

Sekseri– Vetëm mos u nisni me pishman.

Qytetari 3 – Me pishman jo, o vëlla.

Qytetari 2– Jo me pishman s’jemi nis.

Qytetari 4– Ne jemi nis me mirëbesim ngaqë njohim këtë personin.

Më pas, gazetarja e “STOP” i është drejtuar Policisë Rajonale të Elbasanit për të pyetur nëse është bërë e mundur kapja e këtyre dy personave, që kishin mashtruar këta shtetas. Në përgjigjen e ardhur nga Drejtoria e Policisë së Elbasanit thuhet se:

Sektori për Krimin Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan filluan proçedimin penal ndaj shtetasit:

  1. O, 46 vjeç banues në Kavajë.

Gjithashtu u referuan materialet dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

  1. RR, 43 vjeç banues në Tiranë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin gjatë muajit shtator – tetor 2016 dyshohen të kenë mashtruar rreth 100 persona, duke ju marrë 500 Euro secilit, për t’i dërguar në Kazakistan, për të punuar./ 

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025
Sipas mjekëve ai nuk do të ecte më kurrë, por tani ai fluturon
Argjiro +

Sipas mjekëve ai nuk do të ecte më kurrë, por tani ai fluturon

25/12/2024

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duart e lidhura

Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duart e lidhura

09/05/2025
Rama mbyll fushatën: Jemi kthyer në fuqinë e pandalshme të rilindjes së Shqipërisë. Në 11 maj marrim 78 mandate

Rama mbyll fushatën: Jemi kthyer në fuqinë e pandalshme të rilindjes së Shqipërisë. Në 11 maj marrim 78 mandate

09/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al