• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

5 profesionet me numrin më të lartë dhe më të ulët të divorceve

13/09/2022
5 profesionet me numrin më të lartë dhe më të ulët të divorceve

Nëse jeni të punësuar në një nga këto 10 profesione keni ose probabilitetin më të lartë ose atë më të ulëtin – për t’u divorcuar.

Kjo ama vetëm sipas të dhënave të grumbulluara nga Statisticieni amerikan Nathan Yau, nga Anketa e Byrosë Amerikane të Regjistrimit të vitit 2021, e cila përcakton se cilat profesione paraqesin shkallën më të lartë dhe më të ulët të divorcit mes çifteve amerikane.

Karriera mund të mos jetë faktori nr. 1 që përcakton nëse një person do të divorcohet, por stabiliteti financiar, kompatibiliteti dhe kënaqësia e përgjithshme me jetën janë ndër kontribuuesit më të rëndësishëm.

Atmosfera në vendin e punës mund të ndikojë gjithashtu, sipas hulumtimeve të Yau.

Sipas studimit, menaxherët e lojërave të fatit dhe kazinove kanë përqindjet më të larta të divorcit në Amerikë, me 52.9%. Dhe banakierët nuk janë shumë prapa, me një normë divorci prej 52.7%.

Ndërkohë, përgjithësisht – edhe pse jo gjithmonë – pozicionet me pagat më të kënaqshme priren ta bëjnë jetën në çift më të kënaqshme dhe vetë martesat më të qëndrueshme.

Profesione në fushën mjekësore dhe atë financiare renditeshin ndër karrierat me përqindjet më të ulëta për divorcet.

5 ndër profesionet me përqindjen më të lartë të divorcit:

Menaxherët e lojërave të fatit

Banakier

Stjuardesë

Telemarketues (Call-Center)

Punonjësit e shërbimeve të lojërave të fatit

5 ndër profesionet me përqindjen më të ulët të divorcit:

Aktuarët

Shkencat e Natyrës

Klerikët

Mjekët dhe kirurgët

Zhvilluesit e softuerëve dhe aplikacioneve

Disa fjalë për fund?

Mos harroni.

Statistikat në SHBA tregojnë se gati gjysma – po, po gjysma – e të gjitha martesave amerikane përfundojnë me divorc.

Në Shqipëri, kjo shifër mund të mos jetë kaq ekstreme ama ajo sigurisht që vetëm është rritur.

Ndaj, pavarësisht zgjedhjes së karrierës, e cila është një nga më të rëndësishmet në jetë – edhe zgjedhja e partnerit me të cilin do të martoheni – duhet të bëhet me seriozitetin maksimal, pasi divorci nuk është vetëm një proces i vështirë emocionalisht, por edhe financiarisht.

Paçi fat!

Related Posts

A është gjithçka që hamë e lidhur me kancerin?
Lifestyle

A është gjithçka që hamë e lidhur me kancerin?

07/02/2026
Studimi shkencor/ Aktiviteti gjigant vullkanik, më i madhi në histori, si ndryshoi korja e Tokës
Lifestyle

Studimi shkencor/ Aktiviteti gjigant vullkanik, më i madhi në histori, si ndryshoi korja e Tokës

06/02/2026
Sa një autobus, shkencëtarët zbulojnë një kandil deti gjigant pranë brigjeve të Argjentinës (VIDEO)
Lifestyle

Sa një autobus, shkencëtarët zbulojnë një kandil deti gjigant pranë brigjeve të Argjentinës (VIDEO)

04/02/2026
Nga një dhomë konvikti në Harvard te rrjeti social që ndryshoi botën, historia e Facebook që krijoi Mark Zuckerberg
Lifestyle

Nga një dhomë konvikti në Harvard te rrjeti social që ndryshoi botën, historia e Facebook që krijoi Mark Zuckerberg

04/02/2026
VIDEO/ Njihuni me shkallët me të frikshme në botë, ndodhen në Japoni!
Lifestyle

VIDEO/ Njihuni me shkallët me të frikshme në botë, ndodhen në Japoni!

31/01/2026
Astronomët mund të kenë zbuluar Tokën e re/ Një planet potencialisht i banueshëm pranë sistemit tonë diellor
Lifestyle

Astronomët mund të kenë zbuluar Tokën e re/ Një planet potencialisht i banueshëm pranë sistemit tonë diellor

30/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mateo-Luizit: Po sëmundje do shpikësh ndonjë tjetër?

Mateo-Luizit: Po sëmundje do shpikësh ndonjë tjetër?

08/02/2026
Ermal Mamaqi: Humori im lindi nga dhimbja në familje

Ermal Mamaqi: Humori im lindi nga dhimbja në familje

08/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al