Bashkia Dropull ka shpallur fituesin e tenderit me objekt “Prerje, prodhimi, transporti të materialit drusor në magazinën e Bashkisë Dropull”, me kohëzgjatje 10 muaj dhe vlerë rreth 47 milionë lekë. Në garë morën pjesë dy kompani, “ENDRI-V” SHPK dhe “LURIMI” Sh.P.K.
Kjo e fundit është skualifikuar edhe pse kishte ofertuar një vlerë më të vogël se fondi limit, por bashkia thotë se kishte magësi në dokumentacion. Firma fituese ka dhënë një vlerë shumë afër fondit limit. Fituese e tenderit është shpallur firma “ENDRI-V” SH.P.K me seli në fshatin Mashkullorë dhe administrator shtetasin Pajtim Shahini.
Nuk dihet me saktësi se për cilat nevoja do të përdoret kjo lëndë drusore dhe në cilën zonë do të pritet ekzaktësisht. Bashkia Dropull ka një numër të vogël shkollash e kopshtesh për shkak të largimit të popullsisë në emigracion. ©argjiroja.net