4 raste të reja me Covid në Gjirokastër. Burime të Argjirolajm.net mësojnë se kanë rezultuar pozitivë me koronavirus edhe familjarët e pedagoges së Universitetit “Eqrem Cabej”, e cila u infektua tre ditë më parë. Vec bashkëshortit të saj, janë prekur nga Covid edhe dy fëmijët dhe nipi. Gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e qëndrueshme. Ata janë karantinuar brenda banesës, si dhe monitorohen nga policia për të mos lëvizur jashtë. Ndërkohë nesër pritet të dalin edhe tamponët për raste të tjera të dyshuara në Gjirokastër.
©argjiroja.net