• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

4 raste të reja me Covid në Përmet

13/08/2020
E pazakontë në Përmet/ 50-vjeçari gjen 30 granata pranë shtëpisë

Thellohet bilanci nga Covid 19 në vendin tonë. Në përditësimin e situatës nga Ministria e Shëndetësisë, u bë me dije se kanë humbur jetën 5 pacientë, një 62 vjeçare nga Tirana, një 63 vjeçare nga Tirana, një 70 vjeçar nga Korça, një 74 vjeçare nga Shkodra, një 83 vjeçar nga Pogradeci. Në 24 orët e fundit jane 154 infektimet e reja dhe 64 të shëruar, sic beri me dije Mirela Cami, Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor.

NJOFTIMI I PLOTE

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon rreth situatës së COVID19 në Shqipëri në 24 orët e fundit. Kanë vijuar testimet për personat e dyshuar të prekur me Covid19 dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve.Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 643 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ndërsa 154 persona janë konfirmuar positive me Covid19. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 84 raste në Tiranë, nga 10 raste në Durrës, Elbasan, 8 në Shkodër, 7 në Kukës, nga 5 raste Korçë, Lushnje, nga 4 raste Mirditë, Përmet, nga 3 raste Pogradec, Divjakë, Kolonjë, Malësi e Madhe, 2 në Has, nga 1 rast Kavajë, Tropojë, Peqin. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 64 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3616, që nga fillimi i epidemisë.

Mjekët e familjes në të gjithë vendin po monitorojnë çdo ditë personat aktivë me Covid19, që janë të izoluar në banesë. Në rast se jeni i prekur dhe keni shenja të lehta të sëmundjes, kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 me mjekun tuaj të familjes. Në rast se simptomat përkeqësohen, kontaktoni Urgjencën Kombëtare 127, e vetmja strukturë që bën referimin dhe transportin drejt spitaleve COVID. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 114 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 19 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar. Ndërsa vazhdojnë të trajtohen sipas protokolleve përkatëse edhe pacientë të dyshuar të prekur nga virusi i rrezikshëm.

Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një 62 vjeçare nga Tirana, një 63 vjeçare nga Tirana, një 70 vjeçar nga Korça, një 74 vjeçare nga Shkodra, një 83 vjeçar nga Pogradeci. I shprehim ngushëllimët familjarëve. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rekomandon çdo qytetari të tregojë kujdes për respektimin e rregullave:

Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën. Një thirrje veçanërisht për të rinjtë, të tregojnë kujdes sepse virusi nuk njeh moshë dhe nuk bën përzgjedhje. Bashkëpunimi juaj është vendimtar për ta fituar luftën me virusin e rrezikshëm dhe për të frenuar përhapjen e tij.

COVID-19 – Statistika (13 Gusht 2020)

Testime totale 48319

Raste pozitive 6971

Raste të shëruara 3616

Raste Aktive 3142

Humbje jete 213 (Qarku Tiranë 104, Shkodër 34, Durrës 30, Fier 10, Elbasan 8, Korçë 8, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 2, Berat 1, Gjirokastër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1717

Durrës 377

Shkodër 273

Fier 134

Lezhë 122

Vlorë 115

Korçë 111

Kukës 92

Elbasan 84

Berat 48

Dibër 38

Gjirokastër 31

Related Posts

Prej të hënës ndalohen monopatinat në Shqipëri
Kryesore

Prej të hënës ndalohen monopatinat në Shqipëri

12/10/2025
Daku rrit vlerën me 5 milionë, e ndjekin Mitaj me Ismajlin/ Kuqezinjtë në progres, 13 emra fitojnë terren gjatë një viti
Kryesore

Ndarja në vazo, ja rivalët e mundshëm të Shqipërisë në fazën Play Off të Botërorit

12/10/2025
Aksident në Këlcyrë, 5 të plagosur
Kryesore

Aksident në Këlcyrë, 5 të plagosur

12/10/2025
E premtja e zezë në Shqipëri/Si humbën jetën 11 persona dje në Shqipëri në mënyrë tragjike
Kryesore

Aksident në Memaliaj, shoferi i dehur përplaset me një makinë tjetër

12/10/2025
Turpi i UEFA-s, karton i verdhë për shqiponjën?!
Blog

Turpi i UEFA-s, karton i verdhë për shqiponjën?!

12/10/2025
Nëse Shqipëria mban vendin e dytë në grup, çfarë ndodh në fazën Play Off për Botërorin
Kryesore

Nëse Shqipëria mban vendin e dytë në grup, çfarë ndodh në fazën Play Off për Botërorin

12/10/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

‘Pse vazhdon të mbetesh shtatzënë?’, Cardi B jep përgjigjen që askush nuk e priste!

‘Pse vazhdon të mbetesh shtatzënë?’, Cardi B jep përgjigjen që askush nuk e priste!

14/10/2025
Disfata me Kosovën, trajneri i Suedisë i prerë: Nuk iki, respektoj kontratën

Disfata me Kosovën, trajneri i Suedisë i prerë: Nuk iki, respektoj kontratën

14/10/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al