Parkingu nëntokësor në sheshin “Çerçiz Topulli” në Gjirokastër po merr formë. Nënkryetarja e bashkisë, Jordia Muho, thotë në një intervistë për RTSH Gjirokastra se punimet janë duke ecur mirë. Parkingu do të ofrojë rreth 300 vende për automjetet që mbërrijnë në zonën muzeale të qytetit. Muho shprehet se përfundimi i këtij investimi rregullon një problem të madh në Gjirokastër sidomos vitet e fundit ku fluksi i turistëve është rritur. Parashikimet janë që punimet të mbyllen brenda këtij viti. ©argjiroja.net