Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka mbledhur në një takim disa të rinj të qarkut Berat që ishin sot në Tiranë te takimi me kryeministrin Rama për 30 vjetorin e themelimit të FRESSH.
“Një ditë fantastike sot me të rinj nga qarku i Beratit që iu bashkuan takimit për 30 vjetorin e #FRESSH. Nuk janë vetëm aktivistët tanë të shkëlqyer, por edhe të rinj të tjerë që besojnë tek ne dhe shohin te Partia Socialiste të vetmen fuqi ndryshimi dhe forcë që mund të transformojë Shqipërinë. Ka mes tyre shumë nga ata që votën e tyre të parë në 25 prill ia besuan Partisë Socialiste, me bindjen se s’ka të mirë tjerër sot për sot në politikën shqiptare veç nesh. Kemi bërë shumë punë të mira në këto 8 vite qeverisje, shumë më shumë sfida na presin përpara dhe siç e kam thënë shpesh duhet të vetëkorrigjohemi vazhdimisht e të jemi në lartësinë e nevojave dhe pritshmërive që kanë të rinjtë tanë dhe mbarë shqiptarët. Qarku Berat është plot mundësi e potenciale të jashtëzakonshme që do t’i shfrytëzojmë për të zhvilluar ekonominë dhe ndërtuar këtu të ardhmen tonë. Partia Socialiste është një familje e madhe që ju mirëpret në çdo kohë dhe ju ofron çdo hapësirë që ju meritoni për të zhvilluar idetë tuaja dhe për t’i shërbyer komunitetit ku jetoni. Faleminderit me zemër për të gjithë kontributin tuaj dhe mbështetjen e madhe që i jepni Partisë Socialiste.”, shkruan Çuçi ne faqen e tij ne Facebook.