Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka mbledhur në një takim disa të rinj të qarkut Gjirokastër që ishin sot në Tiranë te takimi me kryeministrin Rama për 30 vjetorin e themelimit të FRESSH.
“Energjia e te rinjve te Qarkut te Gjirokastres ma zbukuroi diten. Ata sot iu bashkuan ditelindjes se 30 te te rinjve qe u rriten bashke me Partine Socialiste, sepse keta jane brezi qe vizionin tone per te qeverisur Shqiperine 2030 e prekin, e jetojne çdo dite dhe do ta zhvillojne vete! Nga Libohova e Dropulli deri ne Tepelene e Memaliaj, Kelcyra dhe Permeti e Gjirokastra, vajzat e djemte ma bene zemren mal❤️”, shkruan Kumbaro.
Gjatë takimit me të rinjtë Rama kërkoi që ata ta kapërcejnë FRESSH-in, duke lënë të nënkuptohet se një strukturë e tillë mbase ka ardhur koha të mos ekzistojë më, por të shkrihet brenda Akademisë Politike të PS-së.