• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

3 raste të reja me Covid në Gjirokastër, 2 në Përmet, 1 në Tepelenë e Finiq

06/08/2020

Në qarkun Gjirokastër është rritur numri i të prekurve me Covid 19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot pasdite se në qytetin e Gjirokastrës janë shënuar 3 raste të reja, në Përmet 2 raste dhe në Tepelenë 1 rast. Po kështu ka patur edhe një ras tjetër në Bashkinë Finiq. Në rang vendi tha MSH, sot ishin 127 raste të reja, ndërkohë 6 pacientë kanë ndërruar jetë.

Njoftimi i plotë i MSH.

Instituti i Shëndetit Publik informon se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 531 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 127 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 36 raste në Tiranë, 28 në Krujë, 15 në Durrës, 8 në Has, 5 në Kukës, 4 në Fier, nga 3 raste në Shkodër, Korçë, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, nga 2 raste në Lezhë, Përmet, Klos, Shijak, Finiq, nga 1 rast në Kurbin, Lushnje, Berat, Tepelenë, Kolonjë, Malësi e Madhe.

Megjithë rastet ditore të identifikuara, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 32 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3155, që nga fillimi i epidemisë. Ndërsa më shumë se 1 mijë raste aktive të prekura nga Covid19 po ndiqen në dinamikë nga mjeket e familjes sipas protokolleve të përcaktuara. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 119 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid-19, 22 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar. Po ashtu në dy spitalet, Covid 1 dhe Covid 2, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.

Edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, 3 qytetarë nga Durrësi, një 64 vjeçar, një 65 vjeçar dhe një 69 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqërues. Nuk e kanë fituar betejën me Covid 19 edhe një 72 vjeçare nga Fier, një 73 vjeçare nga Korça dhe një 78 vjeçare nga Tirana.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve. Ministria e Shëndetësisë ju drejtohet të gjithë qytetarëve të zbatojnë vendimin e qeverisë për mbajtjen e detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe kudo nuk është e mundur të ruhet distanca fizike. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të shmangin grumbullimet masive, ceremonitë e çdo lloji, pasi janë burim i përhapjes së infeksionit.

Bashkëpunimi juaj është jetik për të frenuar përhapjen e Covid19. Në rast se keni shenja të sëmundjes, izolohuni dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19. Ndërkohë u rikujtojmë qytetarëve të konfirmuar pozitivë me Covid19 të zbatojnë rregullin e karantinimit të detyruar dhe të kontaktojnë vazhdimisht me mjekun e tyre të familjes. Thyerja e këtij rregulli përbën shkelje ligjore dhe vë në rrezik jetën e të tjerëve.

COVID-19 – Statistika (6 Gusht 2020)

Testime totale 44295

Raste pozitive 6016

Raste të shëruara 3155

Raste Aktive 2673

Humbje jete 188 (Qarku Tiranë 90, Shkodër 31, Durrës 28, Fier 10, Elbasan 7, Lezhë 5, Kukës 5, Korçë 5, Vlorë 4,

Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1477

Durrës 344

Shkodër 232

Fier 99

Vlorë 97

Kukës 90

Lezhë 86

Korçë 85

Elbasan 53

Berat 44

Dibër 34

Gjirokastër 32

Related Posts

Aksident në Vlorë, plagoset një shtetas amerikan
Kryesore

Aksident në Vlorë, plagoset një shtetas amerikan

15/07/2025
E rëndë në Dhërmi/ I riu humb jetën duke luajtur volejboll
Kryesore

E rëndë në Dhërmi/ I riu humb jetën duke luajtur volejboll

15/07/2025
Aksident, makina kthehet përmbys në rrugën Kardhiq-Sarandë
Kryesore

Aksident, makina kthehet përmbys në rrugën Kardhiq-Sarandë

15/07/2025
Vrasje e mistershme në Athinë/ Ekzekutohet profesori amerikan
Kryesore

Vrasje e mistershme në Athinë/ Ekzekutohet profesori amerikan

15/07/2025
Kryesore

Dorëheqjet e drejtorëve/ Cilat janë bashkitë që nuk kanë zbatuar urdhrin e Ramës

15/07/2025
Blog

Rrotacion administrativ në vend të rrotacionit politik

15/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Ish-presidenti rus: Nuk duam t’ia dimë për ultimatumin teatral të Trumpit

Ish-presidenti rus: Nuk duam t’ia dimë për ultimatumin teatral të Trumpit

15/07/2025
Aksident në Vlorë, plagoset një shtetas amerikan

Aksident në Vlorë, plagoset një shtetas amerikan

15/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al